Policia e Bahreinit ka njoftuar se ka shmangur një sulm terrorist që përfshinte një sulm kundër Çmimit të Madh të Bahreinit, gjatë garës së Formula 1 që u zhvillua në fundjavë.

Sipas shefit policisë, Tariq al Hassan, nga hetimi i Ministrisë së Brendshme u zbulua komploti që kishte për qëllim Formula 1.

Sipas shefit të policisë Hassan në një bodrum në Diraz është gjetur një numër i madh municionesh dhe disa bombash artizanale.

Autorët e sulmit të arrestuar, sipas autoriteteve dyshohet se janë nga Irani, pasi ky shtet akuzohet nga Bahreini se po mbështet rebelët në trazirat që janë shkaktuar në vend.



d.b/shqiptarja.com