Atmosfera në prag të garës së Formula 1 që do të zhvillohet të dielën në Bahrein, është mjaft e trazuar., pavarësisht garancive të monarkisë dhe drejtuesve të Formula 1. Ende pa nisur provat zyrtare është verifikuar një sulm me bombë që ka trembur tej mase pilotët dhe stafet.
Një kamion zyrtar i skuadrës së Force India, që po kthehej nga pista e Sakhir, për të shkuar në hotelin që ndodhet në kryeqytetin Manama, është sulmuar me bombë. Mjeti i F1 u përfshi në atentat, në momentin kur ishte bllokuar në trafik, edhe pse mediat vendase thonë se Force India nuk ishte shënjestër e sulmit. Asnjë anëtar i stafit apo pilot nuk u lëndua. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com