Pas 17 javësh dhe me një ndeshje më pak, Bajerni i Mynihut udhëheq bindshëm kampionatin gjerman të futbollit me një diferencë 10 pikë nga vendi i dytë.

Ekipi i drejtuar nga spanjolli Guardiola ka mundur me rezultatin 0 - 2 Borussia Monchengladbach. Kampionët e Gjermanisë i trembeshin Monchengladbach-ut, por në fushë dominuan duke fituar pastër.

Ndeshja nisi mjaft e mirë për Bajernin që shënoi golin e parë në minutën e 7 me Gotzen. Me këtë gol u mbyll edhe pesa e parë, pasi tentativat e vendasve nuk u finalizuan me sukses.

Në pjesën e dytë në minutën e 57, Myler shëndërron në gol një penallti duke vulosur tre pikëshin. Pas ndeshjes Guardiola u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit.

Angli, FA Cup

Në kompeticionin e FA Cup, Arsenali vazhdon i qetë dhe u shqetësuar, pasi ka mundur edhe ekipin e Coventry City me rezultatin e pastër 4-0

duke treguar se këtë edicion është pretendent në të gjitha frontet për titull.

Ekipi i Venger dominoi duke shënuar poker dhe bindur në lojë. Golat u shënuan nga Podolski dy herë, Giroud dhe Cazorla.


d.b/shqiptarja.com