Arjen Roben do t'i mungojë Bajernit të Mynihut në përballjen me Bate Borisovin ndeshjen e sotme në orën 20:45 në Minsk të Bjellorusisë.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim në kampionatin gjerman përballë Wolfsburgut duke mos arritur që të rikuperohet për transfertëne Minskut.

Ndeshja me Bate-n, pavarësisht se kuotohet e lehtë në letër për ekipin e Bajernit, në fushë pritet të jetë ndryshe për faktin se vendasit kanë treguar rritje në lojë.

Trajneri i Bajernit Heynkes ka deklaruar se pret që kundërshtari do të rreshohet në mbrojtje, por do të tentojë me presing të vazhdueshëm për të gjetur rrugën e rrjetës.

Në vendin e Roben pritet të luajë Shaqiri. Bate udhëheq grupin F, duke lënë pas Bajernin me golavarazh.

(d.b/shqiptarja.com)