Bajerni i Mynihut ka fituar edhe pse ka siguruar titullin kampiona prej disa javësh dhe pse nuk kishte formacionin bazë në fushë.

Ka mjaftuar një gol i shqiptarit Xherdan Shaqiri që ti jepte fitoren Bajernit 1-0 përballë Frajburgut. Kjo ishte fitorja e tyre e 14-të radhazi. Borusia e Dortmundit mundi 1-2 Fortunën e Dyseldorfit.

Shahin në pjesën e parë dhe Blazhikovski në të dytën shënuan golat e fitores, ndërkohë që Bodzek shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.

Ekipi i trajnerit Hejnkes ka zbritur në fushë me formacionin e dytë, pasi ka kursyer futbollistët për ndeshjen me Realit në Champions.