Artan Bajraktari ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani. Ky i fundit e cilësonte rikthimin e Bajraktarit si shef i Interpol Tirana si “tentojnë të mbyllin zyrtarisht një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes së tyre, siç ishte fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku”.
Në reagimin e tij, Bajraktari shpreh keqardhje, që një përfaqësues i lartë i partisë kryesore të opozitës të njollos emrin e tij dhe duke treguar mungesë respekti ndaj vendimeve të gjyqësorit.
Bajraktari shprehet se rikthimi i tij në punë “është pikërisht nëpërmjet 2 vendimeve të një pas njëshme të gjykatave të shtetit shqiptar, respektivisht Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykatës së Apelit të Rethit Gjyqësor Tiranë, që unë jam deklaruar i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave të ngritura nga Prokuroria”.
“Kjo do të thotë se përkundër sa deklaron funksionari politik i PD, rikthimi im në detyrë nuk i atribuohet askujt tjetër përveç ligjit dhe zbatimit të vendimeve gjyqësore. Karriera ime personale thuajse prej 2 dekadash në Policinë e Shtetit, është pasuria ime më e vyer. Si të tillë, nuk është e arsyeshme dhe as ligjore, që të bëhet objekt i deklaratave për qëllime politike. Unë jam punonjës i Policisë së Shtetit, dhe punoj për sigurinë e vendit tim. Politika të bëjë politikë me politikën, jo me punonjësit e Policisë”, përfundon reagimin shefi i Interpol Tirana.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com