BAJRAM CURR – Nën vështrimin e maleve të thepisura e bukurive të magjepsura veriore është çelur për të dymbëdhjetin vit radhazi Festivali Folklorik Mbarëkombëtar "Sofra Dardane".
Ishte qyteti i Bajram Currit që mblodhi në gjirin e tij të gjitha trevat e Shqipërisë dhe Diasporës në tre netë surprizash e momente kulmuese me në qendër muzikën folklorike të performuar nga grupet e valltarëve e kengëtarëve.

Me mikëpritjen që e karakterizon këtë zonë, shoqëruar dhe me bukuritë e Valbonës dhe madhështinë e Jezercës, ky aktivitet kulturor gjeti shtratin e duhur për të dhuruar ditë të mbushura me kulturë dhe traditë jo vetëm për Bajram Currin, por edhe mysafirët e mbërritur nga Tirana dhe Kosova.

`

Rreth 500 valltarë nga 30 grupe, mes të cilëve spikati energjia dhe pasioni i fëmijëve, dhuruan emocione të vecanta për publikun e pranishëm në stadiumin e lojërave me dorë në “Amfiteatrin e Tropojës”.

Kjo maratonë vallesh tradicionale që solli në një skenë veriun dhe jugun e Shqipërisë, Kosovën e Diasporën, kulmoi rrugëtimin tre ditor me shpalljen e triumfuesve. Grupi i Preshëvës rrëmbeu kupën e parë, për të ndarë cmimin e dytë mes grupit të valltarëve të Gjakovës dhe Pukës, ndërsa në vend të tretë u radhit grupi i valltarëve nga Rubiku dhe Hasi. Grupi i Diasporës u kurorëzua me cmimin "Fatime Sokoli", ndërsa cmimi "Panajot Kanaçi" iu dha Grupit të fëmijëve folktrevar nga Tirana.

Qëllimi i Sofrës Dardane mbetet në thelb ruajtja dhe pasurimi i vlerave folklorike mbarëkombëtare, qëllim i cili u përcoll tek publiku nën kujdesin e presidentit të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj dhe kryetarit të Bashkisë së qytetit të Bajram Currit, Agron Demushi. Por duket se kultura e tradita do të "thyejë" edhe më tej ndasitë krahinore, kur kryebashkiaku Demushi nga Amfiteatri i Tropojës njoftoi binjakëzimin me Bashkinë e Sarandës në koordinimin e aktiviteteve kulturore në dy skajet e Shqipërisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com