Bajrush Mjaku si
Sokrati në Mongoli

Bajrush Mjaku si<br />Sokrati në Mongoli
Shfaqja “Mbrojtja e Sokratit” – Platon, në regji të Dritero Kasapit dhe Dino Mustafiq, me Bajrush Mjakun në rolin e Sokratit, i shoqëruar me pjesëmarrjen e aktorëve Besfort Idrizi dhe Ibrahim Xhemaili, kurse në produkcion të Teatrit të një aktori prej 22 deri 26 mars do të marrë pjesë në festivalin e monodramës “Muza e Shenjtë” me ftesë të Ministrisë së kulturës në Mongoli.

Në festival do të marrin pjesë 10 shfaqje nga Mongolia dhe vende të tjera të botës. Kjo pjesëmarrje ndërlidhet me manifestimin e 40 vjetorit të punës profesionale teatrore të aktorit Bajrush Mjaku. Me këtë rast do të realizohet shfaqja “Armik i popullit” – H. Ibsen në regji të Dino Mustafiq.

Në kornizat e manifestimit do të promohoet libri “Ditari i ditarit të një të çmenduri” i cili është përmbledhje përshtypjesh, shkrime e fotografi për shfaqjen “Ditari i një të çmenduri” – Gogol dhe çështje të tjera për dhe rreth teatrit si dhe pikëpamje të vetat të Bajrush Mjakut në lidhje me monodramën e tij “Ditari i një të çmenduri” – Gogoli e cila premierën e kishte më 2001 dhe që atëherë janë luajtur mbi 70 shfaqje nëpër botë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.03.2013

Redaski Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë