Endri Bakiu dhe Bylisi këtë edicion kanë qenë ndër surprizat e kampionatit, pasi e kanë përfunduar fazën e parë të kampionatit me 21 pikë në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, vetëm dy pikë larg vendit të dytë që mbahet nga ekipi i Teutës.

 Sulmuesi tiranas që ka qenë pjesë e shumë ekipeve në kategorinë superiore, por edhe në kategorinë e parë duke se ka gjetur veten në Ballsh, pasi ka shkëlqyer këtë edicion me paraqitjen e tij. Goli i fitores ndaj ekipit të Tiranës do të ngelet gjatë ne memorie nga sulmuesi.

“Këtë edicion kemi bërë një punë shumë të mirë duke e mbyllur fazën e parë në vendin e katërt në renditje. Një pozicion i tillë do të thotë shumë për Bylisin. Këtu ndihem mirë dhe nuk do të ndalem edhe në fazën e dytë për të përfunduar edicionin midis ekipeve më të mira” përfundon Endri Bakiu.

(d.b/shqiptarja.com)