Bakteret e frikshme, që
jetojnë në celularë

Bakteret e frikshme, që <br />jetojnë në celularë
Celularët janë objektet më të pisët që zotërojmë sepse i mbajmë ngado, që nga tualeti deri tek stacionet, i vendosim kudo, edhe në vende të pista (pastaj në fytyrë). Por shpesh herë nuk e vëmë re, kështu që një grup studentësh të universitetit Surrey në Angli ka marrë për prove disa smartphone dhe celularë.

Ata më pas e transformuan celularin në një zonë prove, i vendosën ushqyes për mikroorganizmat dhe lanë që çdo gjë të kryhej vete për tre ditë. Rezultati është i frikshëm duke parë që këto baktere kishin formuar një bioart duke u rritur në mënyrë të konsiderueshme në të gjithë pajisjen.

Kështu u zbulua që shumica ishin baktere të padëmshme si Microcoçus, por kishte dhe të tjerë të rrezikshëm si Staphylocoçus aureus.

Dr.Simon Park, që ndoqi eksperimentin bashkë me studentët komentoi se :"Nga këto rezultate duket se celulari jo vetëm ruan numrat e telefonit në rubrikë, por mund të strehoje dhe të gjitha historitë personale të të gjitha takimeve dhe kontakteve fizike me persona dhe sipërfaqe të tjera".

Por jo gjithmonë bakteret duhet të lidhen me diçka negative. Madje një dizajnere angleze, Suzanne Lee ka realizuar edhe fustane 100% ekologjike me ndihmën e baktereve.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi