Një ndër produktet ushqimore më të konsumuara në Itali është tërhequr nga supermarketet ‘Conad’, pasi ka dyshime për prezencë të bakterit të rrezikshëm ‘Listeria monocytogenes’.
Bëhet fjalë për djathin gorgonzola "Sapori & Dintorni", me paketim 200 gramë, i prodhuar nga fabrika ‘SI Invernizzi srl’ në Trecate, në provincë të Novaras. Dyshohet se ky lloj djathi përmban bakterin e rrezikshëm ‘Listeria monocytogenes’, që shkakton infeksione të rënda të zorrëve.
Djathi gorgonzola "Sapori & Dintorni" që është tërhequr nga supermarketet Conad në Itali skadon më 19/11/2016.
Ndërkohë ‘Conad’ në Itali u kërkon ndjesë konsumatorëve dhe u bën thirrje që të mos e konsumojnë djathin, në rast se e kanë blerë dhe madje mund ta kthejnë në market, duke marrë mbrapsht paratë.

Tërhiqet përkohësisht nga tregu edhe në Shqipëri
Edhe në Shqipëri është tërhequr përkohësisht nga tregu djathi Gorgonzola. Ky djathë tregtohej në supermarketet Conad dhe vetë kompania e ka tërhequr ditën e sotme nga të gjitha pikat e shitjes. Shkak për tërheqje nga tregu është bërë një sasi djathi Gorgonzola, e cila ka dalë me probleme në Itali.
Bëhet fjalë për produktin "Gorgonzola S&D" 200 gr me nr. Lotto: 16279048, për të cilin kanë nisur procedurat e tërheqjes së produktit nga pikat e shitjes si pasojë e një mospërpuethshmërie mikrobiologjike në disa pika shitje në Itali.
Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për të njëjtin prodhim, përkohësisht është marrë masa tërheqje nga tregu nga Conad derisa të dalin analizat. Ndërkohë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit po kryejnë kontrolle në markete dhe supermarkete, nëse është tërhequr e gjithë sasia e djathit Gorgonzola.
Mostrat e këtij djathi po çohen për analiza dhe do të pritet përgjigja nga laboratorët e ISUV, nëse djathi Gorgonzola ka probleme apo jo. Qytetarët të cilët e kanë blerë këtë lloj djathi, mund ta kthejnë në pikat e shitjes.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve të AKU si dhe të denoncojnë çdo rast të cënimit të sigurisë ushqimore në numrin pa pagesë 0800 75 75.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com