Baku, Rama: TAP projekt gjigand
t'i hap rrugë "Jonian-Adriatik"

Baku, Rama: TAP projekt gjigand<br />t'i hap rrugë
BAKU- Në Baku të Azerbajxhanit, Kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëvëshjen e gazsjellësit trans-adriatik (TAP). Ai deklaroi se TAP mund të jetë një burim zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e zi dhe të gjitha vendet e tjera të Europës Juglindore, një rajon i cili hyn në një epokë të re paqeje dhe kooperimi.

Kryeministri Edi Rama është pritur në Baku të Azerbaxhanit, nga ministri i Energjisë, Natig Aliyev dhe zyrtar% të tjerë. Kryeministri shqiptar, është pritur me roje nderi në një ceremoni të organizuar në aeroportin e Bakus.
 
TAP është një projekt gjigand, por do të jetë edhe më i madh kur të hapi rrugën për projekte të reja dhe inovative si për shembull unifikimi i Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi në një përpjekje të përbashkët për të promovuar Gazsjellësin Jonian-Adriatik (IAP), i cili do të furnizojë me gaz tregje të reja nga Korridori Jugor i Gazit dhe anasjelltas. TAP mund të jetë një burim zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e zi dhe të gjitha vendet e tjera të Europës Juglindore, një rajon i cili hyn në një epokë të re paqeje dhe kooperimi. Shqipëria duhet të bëhet promovues i gazifikimit për shumë vendenë rajon, të cilët ende nuk kanë tregjet dhe infrastrukturën e nevojshme. Për Shqipërinë, TAP nuk është vetëm një set mundësish pro edhe një set detyrimesh.

Qeveria jonë do të prezantojnë resuret e nevojshme humane dhe materiale, strukturën institucionale për të garantuar punën e suksesshme të projektit TAP”- ka thënë Rama gjatë ceremonisë citojnë mediat në Baku.
 
Konsorciumi Shah Deniz njoftoi sot nënshkrimin përfundimtar të investimeve për zhvillimin e projektit të gazit Shah Deniz II me një vlerë 28 miliardë USD, në Baku të Azerbajxhanit, edhe nga kryeministri italian Enrico Letta, kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili, kryeministri kroat Zoran Milanoviç dhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç.

Vendimi parashikon zgjerimin e tubacionit Jugor të Kaukazit përmes Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë duke ndërtuar gazsjellësin Anatolian ( TANAP ) në gjithë Turqinë dhe ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit në Europë.
 
Nënshkrimi zyrtar i investimeve për zhvillimin e fushës "Shah Deniz II" u zhvillua sot në një ceremoni në Qendrën e Alijev Hejdar në Baku (Azerbajxhan) ku morën pjesë Presidenti Ilham Alijev dhe liderë të qeverive të vendeve ku do të kalojë ky tubacion, ku pjesmarrës ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
 
Drejtori i TAP, Kjetil Tungland tha se "marrëveshja e firmosur sot, është një hap i rëndësishëm për TAP. Fokusi tashmë do të zhvendoset në ndërtimin e gazsjellësit në kohë dhe brenda kostove të buxhetit".

Sipas tij, ky vendim është një tjetër hap historik në realizimin e Korridorit Jugor të Gazit në Europë. Me hapjen e kësaj rruge të re, TAP dhe Shah Deniz do të siguronin diversitetin dhe sigurinë e furnizimeve me gaz në Europë, si dhe do të rrisnin rëndësinë strategjike të vendeve përgjatë rrugës së gazsjellësit.
 
Llogaritet se 16 miliard metër kub gaz në vit, prodhuar nga fusha gjigande e Shah Deniz do të kalojë nëpër 870 kilometra, duke siguruar energji për miliona konsumatorë në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Bullgari, Shqipëri dhe Itali. Gazi i parë do të rrjedhë në fund të vitit 2018 me shitje në Gjeorgji dhe Turqi, ndërsa dërgesat e para në në vendet e tjera, ku përfshihet edhe Shqipëria do të jenë rreth një vit më pas, në 2019-tën.


Drejtori i TAP, Kjetil Tungland tha se marrëveshja e firmosur sot është një hap mjaft i rëndësishëm për gazsjellësin.
 
“Fokusi ynë tashmë shkon në ndërtimin e gazsjellësit në kohë dhe brenda kostove të buxhetit. Ky vendim është një tjetër hap historik në realizimin e Korridorit Jugor të Gazit”, tha Tungland.
 
Kreu i TAP, Tungland ndër të tjera theksoi se investimi për realizimin e projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik kap vlerën 28 miliardë dollarë.

KRYEMINISTRI RAMA NË AZERBAJXHAN PËR NËNSHKRIMIN E PROJEKTIT TAP
Nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare për projektin e gazsjellësit TAP, ka bërë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të udhëtojë drejt Ajzerbaxhanit.

Kryeministri është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Mbrëmë ministri Bushati, nëpërmjet faqes së tij në Twitter njoftoi  mbërritjen e delegacionit shqiptar në Baku.

Në qendër të takimeve të delegacionit shqiptar do të jetë fillimi i investimeve të projektit TAP si dhe do të diskutohet për projektin IAP.

Nga burime mësohet se kreu i qeverisë ndodhet në Baku bashkë me kryeministrin italian Enrico Letta.
 
Sipas agjencisë APA, referuar mediave italiane do të marrë pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare mbi Trans Adriatik Pipeline.

Më 28 qershor Azerbajxhani njoftoi zgjedhjen e Gazsjellësit TAP për furnizimet e gazit natyror në Evropë.

Tubacioni TAP do të japë gazin e Azerbajxhanit për Italinë përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Kostoja totale e projektit është rreth 2.2 bilionë dollarë.
 
Burimi kryesor i projektit TAP është gazi që do të prodhohet në kuadër të fazës së dytë në Shah Deniz. Sipas parashikimeve, prodhimi në fazën e dytë do të fillojë në vitin 2016 dhe Tubacioni TAP do të ndërtohet brenda 3 viteve.
 
Redaksia online
(e.d/e.s/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit