Balaj e Hysaj shpjegojnë humbjen
Gjimshiti: Ja se çfarë më tha arbitri

Balaj e Hysaj shpjegojnë humbjen<br />Gjimshiti: Ja se çfarë më tha arbitri
Një nga fajtorët për humbjen në Elbasan ndaj Izraelit ishte edhe mbrojtësi Gjimshtit, pasi ndaloi gabimisht lojtarin e Izraelit duke shkaktuar penallti dhe dalë me karton të kuq.
 
“E pyeta arbitrin pse penallti dhe karton të kuq, ai më tha shumë shkurt se kështu janë rregullat.
 
Më vjen keq sepse nuk munda të ndihmoj ekipin në pjesën tjetër të ndeshjes" tha Gjimshiti.
 
Ndërsa, për Hysajn ajo që ndodhi sonte ishte e pashpjegueshme. "Nuk e kuptova çfarë ndodhi, rregullat janë se nuk jepet kartoni i kuq te rasti i Gjimshitit, te penalltia e dytë nuk e pashë çfarë ndodhi".
 
Megjithatë sulmuesi Bekim Balaj, thotë se duhet të shohim përpara dhe të hedhim pas atë që ndodhi.
 
“Duhet të shohim para pasi kemi edhe shumë ndeshje. Ne ishim duke luajtur mirë deri në momentet e kartonëve, por s’kemi çfarë të bëjmë" tha ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve