Balaj: Me Odise Roshin ishim
pranë firmosjes me PSG-në 

Balaj: Me Odise Roshin ishim<br />pranë firmosjes me PSG-në 
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ka rrëfyer për herë të parë se ka qenë pranë firmosjes me gjigantët francezë, PSG.
 
Në një intervistë të dhënë për Izvestia.ru, Balaj ka folur për kalimin në Rusi te Terek Grozni, ekip nga Çeçenia, duke konfirmuar se është ambientuar shumë shpejt me skuadrën.
 
Balaj rrëfen edhe një moment shumë të veçantë nga fillimet e karrierës së tij futbollistike.
 
Bëhet fjalë për testimin që zhvilloi te PSG, ku mund të firmoste po të mos ishin bërë pengesë drejtuesit e Vllaznisë, klub që zotëronte kartonin e tij. Balaj i është bashkuar PSG bashkë me lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare, shokun e tij të skuadrës te Terek Grozni, Odise Roshi.  
 
Isha vetëm 16 apo 17 vjeç, dhe ne, bashkë me shokun tim të skuadrës te Terek, Roshin, shkuam te francezët e PSG për testime. Mendoj se gjithçka shkoi mirë, por në fund nuk arrita të siguroja një kontratë. Presidenti i klubit tim shqiptar të asaj periudhe nuk arriti akordin me gjigantët francezë. Ajo ishte hera e parë kur u largova nga Shqipëria për të mësuar se si veprojnë klubet në vende të tjera. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer”, rrëfen Balaj.
 
Si Balaj ashtu dhe Odise Roshi janë pjesë e ekipit nga Çeçenia në kampionatin rus, Terek Grozni. Ata janë dy pikat kyçe të skuadrës së Groznit, të cilët këtë këtë edicion po shkëlqejnë.  
 
Golashënuesi kuqezi po shkëlqen me fanellën e Terek Grozni, me të cilën ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë në 12 ndeshje, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Rusi dhe duke mbajtur ekipin e tij në zonën e Kupave të Europës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve