Garet Bale është përfundimisht një futbollist i ekipit të Realit të Madridit dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Lajmin e ka komunikuar për mediat dhe të gjithë botën klubi mbretëror në faqen e tij në internet.
Bale ka firmosur një kontratë 6 vjecare me Realin e Madridit me një pagë prej 8,5 milionë paundë në vit.
, ndërsa shuma me të cilën është blerë nga
Totenhemi mbahet sekret deri nesër në orën 13:00 kur do të bëhet edhe prezantimi zyrtar. Në media flitet për një rekord botëror që arrin mes 99-115 milionë eurove.
Pas publikimit të marrëveshjes së arritur, Bale ka folur menjëherë për mediat duke deklaruar se”
E kam ëndërruar transferimin te Real Madrid dhe tani mund të them se kjo gjë u shndërrua në realitet.
Falënderoj të gjithë stafin e Tottenhamit do të mbeten gjithmonë në zemrën time, dhe jam i bindur se do të kenë sukses edhe pa praninë time” përfundoi ai.
Kaka rikthehet te Milani
Rikardo Kaka për edicionin e ardhshëm do të jetë futbollit i ekipit të Milanit. Braziliani rikthehet aty ku shkroi edhe emrin e tij me germa të arta në historinë e futbollit botëror pas dështimit te Reali i Madridit.
Fantazisti në katër edicionet që veshi fanellën e ‘Los Blankos’ nuk arriti asnjëherë që të ngrihej në nivelin mesatar.
Marrëveshja është arritur pas një takimi mes Galianit dhe Perezit në Madrid. Lajmin e ka konfirmuar vetë Galiani” Marrëveshja mes klubeve është arritur, tashmë pritet vetëm firma e lojtarit” përfundoi ai. Kaka për kalimin te Milani duhet të pranojë reduktimin e pagës.
Arsenali transferon portierin Viviano
Trajneri i Arsenalit, Wenger pas ndeshjes kundër Tottenhamit ku fituan 1-0, ka konfirmuar se Arsenali shumë shpejtë do të bëj dy transferime befasuese. Afati i fundit që ai të bëj një gjë të tillë është 2 shtatori, ndërsa sot ka arritur të transferojë Emiliano Viviano-n nga Bolonja.
Ozil për 47 milionë euro te Arsenal
Futbollisti i ekipit të Realit të Madridit, Mesut Ozil është shumë pranë kalimit te Arsenal pas ardhjes së Bale.
Lajmi konfirmohet nga mediet spanjolle, të cilat i referohen burimeve pranë klubit madrilen.
Transferimi pritet që të kapë shumën e 47 milionë eurove, duke thyer një rekord në historinë e ekipit të Arsenalit. Marrëveshja pritet të konfirmohet të hënën në orët e vona të mbrëmjes.
Zyrtare: Etrit Berisha te Lacio
Portieri i Kombëtares Shqiptare Berisha është zyrtarisht i Lacios.
Faqja zyrtare e Kalmarit ka bërë të ditur se Berisha do të kaloj tek Lacio, duke i uruar atij suksese në karrierë.
Marrëveshja është arritur të dielën në mbrëmje dhe lojtari pritet t’i bashkohet ekipit pas ndeshjeve eliminatore që Shqipëria do të zhvillojë në shtator.
Berisha ka thënë se është i lumtur që do të luaj në një klub të madh si Lacio.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com