Real Madrid ka ruajtur hapin e Barcelonës dhe Atletico Madrid-it në javën e 15 të “La Liga-s” pasi ka mposhtur minimalisht 0-1 Huescan. Edhe pse përballë kishin një kundërshtar që është debutues në elitën e futbollit spanjoll, ‘galaktikët’ për asnjë moment nuk i patën të sigurta tre pikët.
Gjithsesi autori i golit që i dha fitoren në këtë ndeshje ishte Garreth Bale. Uellsiani në minutën e 8 arriti të kalonte topin pas shpinës së portierit kundërshtarë falë një krosi në zonë të Odriozolës. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Solari ngjitet në vendin e katërt me 26 pikë, 5 më pak se Barcelona kryesuese.
Ndërkohë në “Seria A” Atalanta e shqiptarëve është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur në transfertë 1-3 Udinese-n. Duvan Zupata i dha avantazhin bergameskëëve që në minutën e 2, ndërsa pas barazimit të përkoshëm të vendasve, sulmuesi I Atalantës shënoi edhe dy herë të tjera në 45 minutat e dyta.
Në fund tre pikë në një ndeshje ku portieri shqiptar Etrit Berisha luajti si titullar, ndërsa mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk ishte fare I grumbulluar për shkak dëmtimi. Pas 15 javësh kampionat Atalanta renditet në vendin e 6 me 21 pikë, po aq sa Roma, Torino, Sasuolo dhe Parma.