Garet Balë është prezantuar në ekipin e Realit të Madridit përpara 20 mijë tifozëve në stadium ‘Santiado Bernabeu’ në orën 13:00. Në prezantimin e Bale, fillimisht ka folur presidenti Florentino Perez, i cili ka vlerësuar maksimalisht blerjen e fundit të ‘galaktikëve’ që me gjithë bonuset kap shifrën e 100 milionë eurove.
“Jemi përpara një lojtari të jashtëzakonshëm, më i miri në Premier League për sezonin e shkuar. Një lojtar i ri por me cilësi të jashtëzakonshme, që sot realizon ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Realit. Kanë qenë një tratativa komplekse, por tashmë Bale është këtu me ne.
Nga sot realizohet ëndrra e tij, ky do të jetë stadiumi tij dhe ky do të jetë publiku tij” tha Perez. Ndërsa vetë protagonisti ka deklaruar “Kjo është për mua një ëndërr që bëhet realitet. Shpresoj që të arrij të ndihmoj ekipin që të arrijë të gjithë objektivat e vendosur ndër to edhe Champions League e dhjetë.
Shpresoj që së bashku me Ronaldon, i cili është futbollisti më i mirë në botë të arrijmë shumë sukses te Reali. Ronaldo është shembulli që duhet ndjekur, ai është numri një në botë, jam me fat që do të luaj me futbollistin më të mirë në botë” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com