Gareth Bale është kthyer në objektivin e shumë medieve për momentin duke e gjurmuar në cdo moment që lëviz. Uellsiani ndodhet në përgatitjet që ekipi i tij kombëtar po bën për ndeshjen miqësore përballë ekipit të Irlandës.

Pas këmbënguljes së  gazetarit të spanjolles ‘AS’ në hotelin e Saint David të Kardifit, Bale nuk ka pranuar që të flasë për të ardhmen e tij, por edhe Totenhemin duke u shprehur se ‘ky nuk është momenti i duhur për të folur”.

Ndërsa presidenti Levy po ngulmon që të nxjerrë sa më shumë që të jetë e mundur nga shitja e Bales në Madrid, pasi e di shumë mirë që një lëvizje të tillë nuk e kthen më pas. Uellsiani nuk do të luajë në miqësore, pas tre refuzimeve edhe ndaj Totenhemit, por gjendja e tij fizike është e mirë.