Balerina ​Petra Conti rrëfen luftën
me kancerin dhe rikthimin në skenë

Balerina ​Petra Conti rrëfen luftën<br />me kancerin dhe rikthimin në skenë
Petra Conti, balerina e njohur italiane dhe bashkëshortja e Eris Nezhës, ka rrëfyer për gazetën italiane “Personaggio”, luftën e saj me kancerin dhe se si ja arriti të rikthehej përsëri në balet me më shumë dashuri për kërcimin.

Fizikun, talentin, forcën e vullnetit, ka pasur gjithmonë gjithçka për t'u bërë një yll i kërcimit.

Dhe u bë, shumë shpejt, në nivel ndërkombëtarë.

E formuar në Akademinë Kombëtare të Kërcimit, në epokën e artë kur drejtohej nga Margheri ta Parrilla, vetëm 23 vjeçe ajo u bë balerinë e parë në teatrin e “ La Scala” në Milano.

Përkushtimi dhe pasioni për Petra Conti, kanë ecur gjithmonë në të njëjtin drejtim me dëshirën për tu përmirësuar dhe për të provuar eksperienca të reja. Kështu ajo la teatrin la Scalla për tu bërë balerinë e parë në Boston Ballet. Më pas në prill të vitit 2016 një ndalesë jashtë programit! Ajo zbuloi një tumor në veshkë.  Tashmë Petra e ka mundur këtë sëmundje dhe është gati të përballet me sfida të reja.

Ajo do të angazhohet edhe në një mision të ri së bashku me organizatën all’American Cancer Society.

 Intervista e plotë
 
Sekreti i çiftit, “para se të operohesha kam kërcyer me tim shoq, e dinim vetëm unë dhe ai.

E kam konsideruar gjithmonë një arritje. Viti i katërt në teatrin la Scala, dy nga të cilët isha balerinë e parë, kanë qenë vite një pune intensive, me shumë orë të kaluara në sallë, dhe orë të tjera shtesë për të perfeksionuar çdo gjest. Dhe falë drejtorit Mahar Vaziev, pata mundësinë të rritem profesionalisht dhe personalisht si person.
Petra u bë balerinë e parë në teatrin la Scala kur ishte vetëm 23 vjeç. Për shumë veta ky ishte një triumf i madh. Po për ju?
Ka qenë një arritje të cilën e synoja, një ëndërr që u realizua shumë shpejt. Një emocion i madh, por në momentin që e arrita kuptova gjithashtu se për mua ky ishte vetëm fillimi. Nuk do ta kufizoj veten, të kaloj sfida të reja, të përballem me stile e kultura të tjera për të zgjeruar bagazhin tim dhe për tu kthyer me një eksperiencë akoma më të madhe.
 
Sie mori la Scalla vendimin tuaj ?
Së bashku me bashkëshortin tim, Eris Nezha, edhe ai balerin i parë në la Scala, kërkuam një vit pritje. Por për fat të keq drejtuesit nuk ishin shumë dakord sepse sezoni ishte i programuar. Por ne kishim vendosur të jepnim dorëheqjen nga posti.

Eksperienca amerikane a ishte në lartësinë e pritshmërive tuaja?
Të punosh në Amerikë është padyshim një gjë komplet ndryshe. Në përgjithësi kushtet janë më të mira. Në SHBA kompanitë mbijetojnë falë bujarisë së pronarëve dhe të dashuruarve pas artit, dhe për këtë mbrohen me shumë kujdes. Italia ka një histori dhe një trashëgimi në fushën e kërcimet si dhe në artin në përgjithësi, që shumë vende të botës do të donin ta kishin, por duhet të jetë më shumë e përballueshme.

Rikthimi në skenë: “Të rikthehesha në formë ishte një proces shumë i dhimbshëm, dua të ndihmoj ata që vuaj”
 
Kur zbulove se kishe tumor?
Në prill të vitit të kaluar, kur isha 28 vjeçe. Kisha dhimbje shpine dhe pas rezonancës më than se duhej të bëja një kontroll në veshkë.  Pas një muaji u operova. Për herë të parë në jetën time mu desh të lija mënjanë karrierën dhe të përqëndrohesha tek shëndeti. Kërceva kërcimin e fundit Lago dei Cigni me Eris në Boston Ballet, duke menduar se mund të ishte me të vërtetë i fundit. Praktikisht nuk e dinte askush për sëmundjen time. Mbaj mend një emocion të veçantë gjatë atij spektakli. Kisha një ndjenjë mirënjohjeje për të gjithë. Ishte shumë prekëse për mua dhe për bashkëshortin tim të kërcenin së bashku, të bashkua akoma më shumë nga sekreti ynë. Një javë më vonë isha në sallone  operacionit në Amerikë.

Si e morët veten?
Për 3 muaj pas operacionit nuk mund të bëja dot asgjë. Pastaj, të rikthehesha në formë ishte shumë e dhimbshme. Por në dhjetor isha përsëri në skenë, më e emocionuar se kurrë. Tani ndjehem e rilindur. Jam një person që ju dha një shans i dytë në jetë dhe nuk do ta çoj dëm. Ndjehem vërtetë shumë me fat dhe mendoj se kam akoma shumë për të dhënë. Edhe bota ime e kërcimit ka ndryshuar. Mendoj se kjo eksperiencë do të më bëjë një akoma më të thellë dhe më të vërtetë. Dhe tani kam në dorë edhe një projekt që e kam shumë për zemër.

Kë projekt?
Bashkëpunimin me American Cancer Society për të realizuar misionin tim personal, për të ndihmuar miliona njerëz që provojnë dhimbjet e kësaj sëmundjeje, dhe për të sensibilizuar publikun.
Tani që e fitova betejën time ndjej të ndihmojë të gjithë ata që janë akoma larg kalimit të saj. Shumë persona më thonë se për ta jam një shembull kuraje dhe force.

Kush do të jenë angazhimet e radhës?
Do të jem në Arenën e Veronës gjatë të gjithë gushtit. Të kërcej atje është një emocion i veçantë sepse pikërisht në Arenë kam kërcyer baletin e parë kur isha 17 vjeçe.
Pastaj do të marr pjesë në festivalin e Miamit dhe në dy spektakle në Los Angeles Ballet. Dua gjithashtu të përfundoj edhe studimet e mia. Jam në prag të diplomimit të shkencat e udhëheqjes në Northeastern Universituy në Boston. Ëndrra ime në të ardhmen është të udhëheq një kompani. Dua të bëhem një udhëheqëse. 

[gallery]23135[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja