Balerina Luljeta Braha: Të bësh
art midis Prizrenit dhe Tiranës

Balerina Luljeta Braha: Të bësh<br />art midis Prizrenit dhe Tiranës
TIRANE- Të bësh art është përgjithësisht shumë vështirë, por akoma më vështirë është të bësh art midis Prizrenit dhe Tiranës.  Agron Alia, mjeshtri i Koreografisë shprehej se “Arti koreografik është një art aristokrat, sepse duhet të mbahet si nga ana psikologjike dhe nga ana ekonomike”.

Dhe në koreografi ne nuk na mungojnë artistët e mirë. E tillë është edhe studentja Luljeta Braha nga Prizreni i Kosovës, e lindur më 12 Prill të vitit 1991, e cila është përgatitur më parë në Shkollën e Baletit “Lorenc Antoni” në Prizren, Kosovë. Më pas dashuria, pasioni, vullneti e sakrifica e dalluan Luljeta Brahën që të vogël për atë që pas disa vitesh ajo do arrinte të bënte.

Ajo arriti që të fitonte të drejtën e studimit në Universitetin e Arteve në degën Koreografi. Në gjithë këto vite studimi në Universitetin e Arteve Tiranë në Fakultetin e Artit Skenik, dega Koreografi Luljeta Braha ka  marrë pjesë në disa aktivitete shkollore si në “Festivalin Folklorik të Kavarnës” Bullgari, në 2007-n.

Nga viti 2013 Luljeta ka lënë gjurmët e saj në shumë bashkëpunime, ku ka marrë pjesë si balerinë dhe koreografe në suitat koreografike të studentëve të vitit të tretë dega e Koreografisë. Më pas ka arritur përvoja të shumta të punës. Ka luajtur tek filmi “Fluturim Pasioni” me regji të Arian Çuliqit, me koreografi të Kozeta Bakiut. Ka qenë pjesë në “Festivalin Folklorik të Ballkanit 6” në Izmir – Turqi. Ka marrë pjesë në shumë spektakle televizive dhe në vitin 2013 ka marrë pjesë si balerinë në shfaqjen “Fjalë të pathëna”, një shfaqje përkujtimore.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës