Balerina sexy skandalizon
nënat, Prifti: Droga më e keqe

Balerina sexy skandalizon <br />nënat, Prifti: Droga më e keqe
Historia ndoshta mund të klasifikohet tek ato të tipit “ethet e mbrëmjes së të shtunës” por ato që kërcejnë më shumë janë sytë e frekuentuesve të lokalit. Kjo është historia e një balerine që kërcen mbrëmjen e të shtunës në Bar People të Dorga-s, një fraksion shumë i vogël në veri të Italisë, dhe e nënave që protestojnë në mbrojtje të dinjitetit të të bijve.

Dorga është një fshat gati i braktisur. Don Giulio Manenti, prift prej 25 vitesh, tregon se lokali në fjalë “është një bar që ndërron shpesh drejtim”. Disa mama të fshatit kanë shkuar te kryetari i Komunës për të protestuar për spektaklin që zhvillohet çdo të shtunë, me një vajzë që kërcen dhe djemtë e tyre që zgjasin duart.

“Te unë nuk ka ardhur askush të protestojë”, saktëson prifti që nuk duket i skandalizuar. “Me gjithë lokalet që ekzistojnë në fshat e kuptoj që duhet shpikur diçka. Por jam më i shqetësuar për drogën dhe alkolin”. Si të thuash, çështje prioritetesh.

Ndërsa kryetari i Komunës tregon se “kam njoftuar policinë dhe karabinierët për kontrollet, jo vetëm në barin në fjalë, por në të gjithë territorin. Shqetësohem nëse të rinjve u jepet alkol. Për çështjen e balerinës së të shtunës, nuk është kompetencë e imja”.

Manuela Scandella tregon se “është një lokal normal dhe nëse protesta ka të bëjë me zhurmat, që prej të shtunës u servir klientëve vetëm me gota plastike”. Sa për “skandalin” e balerinës thotë se vajzat vijnë nga jashtë fshatit dhe çdo të shtunë ndryshohen, “kemi një atë me minifund dhe atë që është më pak e veshur, asgjë e jashtëzakonshme. Nëse prindërit preferojnë që të bijët të shkojnë më mirë të shikojnë ndeshjen sesa një vajzë që kërcen, edhe i kuptoj, por unë përpiqem të shpik diçka, më gjithë këtë konkurrencë”.

Të nderuarit klientë nuk janë vetëm djem të rinj, ka edhe çifte dhe disa flokëbardhë të cilët shkojnë “për të shndritur sytë”. Kosto, ajo e një birre shërbyer me gotë plastike.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar