Balerini pranon se sulmoi me acid
drejtorin e baletit Sergei Filin

Balerini pranon se sulmoi me acid <br />drejtorin e baletit Sergei Filin
RUSI - Ylli i baletit në Teatrin Bolshoi, Pavel Dmitrichenko ka pranuar se qëndron pas sulmit me acid ndaj drejtorit artistik të baletit Sergei Filin në muajin janar.

Sipas policisë ruse balerini i njohur i cili më parë dyshohej se kishte planifikuar sulmin, tani e ka pranuar edhe vetë atë.

Policia bëri të ditur gjithashtu se bashkë me Dmitrichenkon ka arrestuar edhe një tjetër person, i cili është bashkëpuntor në sulm dhe se do të riformulojë rrethanat e krimit.

Balerini Dmitrichenko ka pasur disa role të rëndësishme në shfaqjet e Teatrit Bolshoit.

Sergei Filin, dikur një balerin perfekt në rolet e tij u emërua drejtori artistik i Grupit të Baletit në Teatrin Bolshoi në mars 2011.

Sipas disa analistëve Teatri Bolshoi e cila është një nga më të mëdhatë në botë dhe po përballet kohët e fundit me intriga dhe luftëra të brendshme, të cilat kanë cuar në ikjen e disa drejtorëve artistikë si dhe balerinëve kryesore si Svetlana Lunkina në Kanada, pas marrjes së disa kërcënimeve.

Për fatin e keq këto raste kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për rivalitetet e hidhura, që ekzistojnë në botën e baletit.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve