Balerini Simone kthehet si
këngëtar, së shpejti “Io non ti cerchero”

Balerini Simone kthehet si<br />këngëtar, së shpejti “Io non ti cerchero”
Jemi mësuar ta shohim në zhanrin e baletit, dinamik dhe plot ritëm ashtu siç e kërkon edhe ky profesion.

Gjithashtu balerinin italian Simone Pigliacelli e njohim më së shumti  nga spektakli “Dancing With Stars”.

Ndonëse prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria për shkak të angazhimeve në Itali, duket se Simone do të kthehet sërish por këtë herë si këngëtar.

I kontaktuar nga “THASH&THEM” Simone na ka rrëfyer diçka më tepër sa i përket këtij produksioni muzikor.

“Kënga titullohet “Io non ti cerchero”(Unë nuk do të kërkoj) dhe në subjekt të saj ka një histori dashurie të përfunduar, tek e cila mund të gjejnë veten persona të çdo moshe, duke theksuar edhe krenarinë e kotë, e cila në të shumtën e rasteve nuk na lë të kërkojmë edhe me një “më fal”, çka do të rregullonte marrëdhënien.   

Nuk do të jem vetëm në këtë këngë, por do të shoqërohem nga dy miq të mi të fëmijërisë të cilët do të sjellin rrymën rep në këtë këngë.

Largimi im nga Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë por tashmë që do të kthehem dhe do të jem i pranishëm me shumë projekte të reja ndër të cilat edhe me një këngë tjetër verore që do të publikohet pas disa kohësh”,-është shprehur balerini.

Gjithashtu kemi mundur të sigurojmë edhe disa nga fotot e prapaskenave të xhirimeve të  klipit në Itali.

Simone Pigliacelli

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos