Shfaqja "Dasma" rikthen pas 34 vjetësh trupën e Baletit të Kosovës në Teatrin e Operas së Baletit në Tiranë. Drejtori i TKOB, Ilir Kerni dhe drejtori i trupës së baletit kosovar, Ahmet Brahimaj kanë shpjeguar gjatë një konference arsyet se përse nuk ka patur bashkëpunim të mëparshëm midis dy trupave të baletit.

Drejtori i Trupës së Baletit Kosovar, Ahmet Brahimaj theksoi:
“Është për të ardhur keq, bota financon, çka nuk financojnë, ndërsa ne nuk jemi në gjendje të vijmë në Tiranë apo Tirana në Prishtinë. Për fat të keq jemi kombi më i varfër në Ballkan apo në Europë por do të përpiqemi me këto mundësi që kemi që të jemi sa më afër njeri-tjetrit.”

Trupa e Baletit Kombëtar Kosovar është bërë pjesë e Teatrit të Operës dhe Baletit që prej vitit 1980 me shfaqjen koreografike të titulluar “Halili dhe Hajria”. Drejtori i TKOB-it Ilir Kerni, ndryshe nga drejtuesit e mëparshëm i ka kapërcyer barrierat financiare, duke vendosur ta sjellë këtë trupë në vendin tonë.

Drejtori i Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit Ilir Kerni është shprehur:
“Pak i kemi të nevojshme ndërhyrjet e politikës për bashkëpunimin e teatrove tona, sepse tashmë jemi 1 dhe besoj se edhe produksione në të ardhmen, produksione të përbashkëta.”

Shfaqja "Dasma" do të ngjitet në skenë mbrëmjen e së dielës në orën 19:00 në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit. Bashkëpunimit mes dy trupave i shtohet edhe premiera “Balloja e Diplomës” e punuar nga Ilir Kerni me trupën e Baletit të Kosovës, e cila do të ngjitet në skenë mbrëmjen e së hënës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com