Baleti “Caruso” i koreografit dhe regjisorit italo-afrikan Mvula Sungani u shfaq këtë të shtunë në Tiranë.
Kjo vepër koreografike vjen në Teatrin e Operës dhe Baletit nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Sorrento-s me rastin e festimit të 30-vjetorit të shfaqjes së parë.
Ky balet është konceptuar dhe krijuar për yllin e baletit Emanuela Bianchini.
Baleti erdhi në skenë mes tingujve të një muzike të përzier me muzikën tradicionale ballkanike me muzikën klasike italiane.
Duartrokitjet e publikut ndiqnin herë pas here performancat e balerinëve. Lëvizje të përsosura koreografike.

Lëvizjet e balerinëve ishin tepër fluide. Të dukej sikur me vizatimet lëvizore krijoheshin telajo pikture.
Aty pikturohej sipas konceptit te koreografit ekzistenca, raportet njerëzore, nostalgjia e emigrantit për tokën e origjinës.
Janë të gjitha këto subjektet që kanë frymëzuar koreografinë për të sjellë një spektakël emocionues dhe poetik në teknikën e e vallëzimit me gjuhën e trupit dhe me elementë e baletit kontemporan.
Baleti “Caruzo” ka qenë një vepër e frymëzimit absolut për artdashësit dhe krijues, kudo është shfaqur ka pasur pasur një sukses ndërkombëtar, duke u ngjitur në skenë me mbi 100 versione në shumë gjuhë.
Baleti i parë “Caruso” u shkrua dhe u kompozua nga mjeshtri i madh Lucio Dalla, i cili ia dedikoi këtë baleti njërit prej tenorëve me famë botërore, Enrico Caruso-s.
[gallery]19678[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO