Rigles Balili, nipi i trafikantit të drogës Kelmend Balili që është shpallur në kërkim nga policia, ka folur për herë të parë për pretendimet e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani se ka parë filmime të ministrave që kanë fjetur me dashnoret në hotelin 'Santa Quaranta' në Sarandë.
Në një pronocnim për Report Tv, kryetari i bashkisë së Delvinës, që është nip i Kelmend Balilit mohoi të gjitha deklaratat dhe theksoi se i vetmi që ka qenë në hotelin 'Santa Quaranta' është pikërisht Ylli Manjani.
"Hoteli është në pronësi të Bashkim Balilit. E dyta akuzat e Ylli Manjanit janë një shpifje, askush nga ministrat që është lakuar në media nuk ka qenë. I vetmi ministër që e frekuenton rregullisht "Santa Quaranta"-n ishte Manjani.
Nëse Manjani dispozonon edhe nje foto të një ministri të ardhur aty unë mbaj përgjegjësi. Tahiri dhe ministrat e tjerë që janë përmendur nga Manjani nuk kanë ardhur kurrë në hotel" deklaroi ai.
Pas shkarkimit nga posti i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani lëshoi akuza të forta kundrejt qeverisë dhe disa ministrave, mes tyre edhe për frekuentimin e hotelit të Balili në Sarandë, por Rigels Balili rrëzoi akuzat e tij.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO