TIRANE- Konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” mblodhi sot (29 prill 2024)  bashkë kryeministrin, ministrat e kabinetit qeveritar dhe krybashkiakët për planin për mbarëvajtjen e turizmit.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama vuri theksin tek ofrimi i cilësisë jo vetëm tek numrat pasi Shqipëria ka hyrë seriozisht në garë dhe po konkurron denjësisht me vendet, të cilat kanë histori në këtë drejtim si Greqia, Spanja Italia.

Sot kemi hyrë në 'Champions League' e turizmit Mesdhetar, në kampionatin e konkurencës së turizmit. Ky është sa moment historik por dhe sfidash. Se kemi hyrë por duhet të mbetemi. Italia, Franca, Spanja, Greqia nuk bien nga Champion. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë. E jo vetëm që duhet ta konsolidojmë por dhe të jemi çdo vit e më shumë më konsolidues”

Rama kishte dhe një thirrje të rinjve që punojnë në hoteleri në vendet e Mesdheut

“Çfarë kërkoni atje, pse rrini atje? Të gjithë hotelet janë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Do të ketë pagat më të mira në rajon për turizmin" tha Rama.

 

Kreu i qeverisë ndër të tjera tha se turizmi solli 4.2 miliardë euro gjatë vitit 2023 për vendin.

Nuk na duhet thjesht të rrisim numrin. Të kesh 1 milion turistë që të konsumojnë pak çdo ditë, apo të kesh 100 mijë që konsumojnë shumë çdo dite.

Vuri theksin tek pastërtia dhe menaxhimi i mbetjeve gjatë sezonit turistik ndërsa projeksioni për 2030 pritet të jetë në 30 milionë turistë

"Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicioz për të pasur 20 milionë turistë në 2030, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur pastaj më shumë siguri për një projeksion 5 vjeçar, në sensin që unë them që nuk është absolutisht marrëzi të mendosh duke parë si ka filluar ky vit, që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe që në 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë, por kur flasim për këto projeksione dhe kur flasim për rritjen e kërkesës duhet nga ana tjetër që të mos harrojmë asnjëherë ofertën" nenvizoi Rama. 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se për shkak të fluksit, do duhet të shtohen edhe 100 punonjës Policie në aeroportin e Rinasit ku u pritën 900 mijë pasagjerë më shumë se viti i kaluar.

“Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse e turistëve në Shqipëri gjatë 3 mujorit të parë të 2024 ka pritur rreth 900.000 pasagjerë më shumë se vitin e kaluar. Shifra do shkojë përtej çdo pritshmërie apo parashikimi. Bashkë me policinë do na duhet të shtojmë edhe 100 punonjës të tjerë policie me qëllim përballimin e fluksit. E nisa fjalën me këto shifra nga Rinasi, pro në fakt i njëjti trend rritje raportohet në pikat e kalimit kufitar. Shifrat e 4 muajve të parë të 2024 shërbejnë për të treguar se turizmi në Shqipëri po bëhet vjetor dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm”, vijoi Balla.

Balla theksoi se Policia ka gati një plan masash për sigurinë e turistëve që do shtrihet në gjithë vendin. Do të shtohen edhe gjashtë stacione policie shtesë në zonat më të frekuentuara, si Thethi, Valbona, Ksamil, Tale. Në Koman do ketë njësi shërbimi 24 orë.

“Policia ka gati një plan të madh, që shtrihet në gjithë territorin. Nga pika e kalimit kufitar, në akset kombëtare, nga zonat bregdetare në malore, te sitet historike të aktivitetet kulturore me një objektiv të qartë 100% siguri për turistët vendas dhe të huaj”, tha Balla.

Duke filluar nga 1 qershori me fluksin e shtuar të turistëve, do të hapen 34 qendra shëndetësore verore. Ndërsa janë cerfikuar dhe udhërrëfyesit. 

"Kemi çertifikuar mbi 110 operatorë të turizmit detar. Janë mbi 600 udhërrëfyes të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit" tha Ministrja Kumbaro

Vitin e shkuar 4.5 milionë turistë vizituan Zonat e Mbrojtura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Rama: Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës

 

Në muajin maj do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës. Kryeministri Rama tha se ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut, ndërsa korriku hapet edhe segmenti Thumanë-Kashar.

"Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut", tha Rama. 

Ora 12:38
Rama thirrje të rinjve: Ca kërkoni jashtë shtetit, pse rrini atje? Në turizëm vende të lira pune, pagat do jenë edhe më të mira

 

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që jetojnë jashtë ose shkojnë për të punuar jashtë në sektorin e turizmit, që të integrohen në punë në vendin tonë. Rama tha se ky sektor ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe me hovin që ka marrë zhvillimi pagat do jenë shumë herë më të mira.

“Atyre që janë jashtë ose shkojnë jashtë për të punuar. Ca kërkoni atje, pse rrini atje. Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Ju që jeni punonjës të kualifikuar pse e lini këtë boshllëk, ashtu sikundër u them të tjerëve. Ta provojnë të shkojnë të trokasin në dyert e hoteleve të turizmit dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi, por qe të jemi të vërtetë. Mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë me mundësinë nesër pasnesër duke marrë parasysh se sa shumë investimesh janë në proces miratimesh nga kërkesat e sipërmarrje privatë në tiranë, vijën bregdetare edhe më gjerë kur vjen puna për agroturizmin apo hoteleri të nivelit të lartë. Të gjitha këto kanë nevoje për njerëz të kualifikuar. Do ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm, se do ketë të ardhura shumë herë më shumë”, tha Rama.  

Ora 12:33
Rama: Pagat në industrinë e turizmit njësoj si në Greqi! Kemi hyrë në ‘Champions League’ krah Italisë, Greqisë, Spanjës e Kroacisë

 

Duke folur për pagat në sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama tha se sipërmarrjet në vendin tonë tashmë ofrojnë paga të njëjta me Greqinë. Kreu i qeverisë u shpreh se tashmë vendi unë është futur në ‘Champions League’ të turizmit, krah shumë vendeve me sektorin e turizmit shumë të zhvilluar, si Greqia, Italia, Spanja e Kroacia. Por, Rama tha se ka ende shumë punë për ta ruajtur këtë vend.

“Një tjetër pjesë e këtyre të ardhurave ka influencuar në mënyrë shumë të ndjeshme pagat e industrisë. Kemi një industri turizmi që është e gatshme të paguajë pa asnjë lloj dallimi me Greqinë. Me ndryshimin që nëse në Greqi duhet që të paguajë qiranë, transportin, etj, ndërkohë që djemtë dhe vajzat në Shqipëri kanë shtëpinë e tyre afër dhe kanë një nivel taksash dhe detyrimesh shumë më të vogla. Ka qenë e pamendueshme më para që të krahasoheshim me Greqinë, sot kemi hyrë në këtë ligë. Ky është sa një moment historik. Kemi hyrë në Champions League, por duhet të mbetemi, Italia, Greqia, Spanja, Kroacia nuk bien nga Champions League. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë, duhet ta konsolidojmë dhe duhet të jemi çdo vit konkurrues”, tha Rama.

Ora 12:20
Turizmi/ Rama mbledh kryebashkiakët e ministrat: 20 mln turistë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe kryebashkiakët në kuadër të sigurisë për turistët. Rama tha se ky vit ka nisur me një rritje befasuese të numrit të turistëve. Vetëm për muajin mars, Rama tha se kemi pasur 90% më shumë turistë se në mars 2023.

Sipas kreut të qeverisë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, sa i takon turizmit është që Shqipëria të arrijë numrin e 20 mln turistëve.

Kemi një vend që e ka të shtrirë në harkun e të 365 ditëve të vitit, aktivitetin që lidhet me turizmin. Në periudhën e parë të këtij viti jemi përballur me një rritje befasuese të nr të vizitorëve të huaj, që në janar-shkurt-mars është 65% më i lartë. Vetëm marsi është mbi 90% më i lartë.

Jemi përballë një zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numri të turistëve që zhgënjen të gjitha pritshmëritë më optimiste. Më kujtohet që në një takim me operatorët turistik në Durrës, ata shpreheshin shumë të kënaqur që shifra e vizitorëve të huaj në Shqipëri kishte arritur 5 milion. Unë thash që pas 5 vjetësh mos u çudisni që do shkojmë 10 milion.

Shumë kush kishte arsye për ta vënë në diskutim këtë parashikim (10 mln turistë) që nuk ishte si hedhje falli ose si ato premtimet që shpesh herë hidhen në ajër, nga njerëz që e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota apo për të kërkuar mbështetje dhe pastaj i merr era. Ishte tamam si ato parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve që janë të bazuara na analiza faktike, të dhëna konkrete.

Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicien për të pasur 20 mln turistë në 2023, kam shumë frikë se do gaboja pasi do na duhet të shohim edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur siguri për një projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh që kjo shifër do arrihet shumë më parë dhe që në 2020 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 mln. Por kur flasim për rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën, çfarë ne do bëjmë sot vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Të garantojmë që kjo kërkese të vijë në rritje dhe mos të goditet nga cilësia e ulët e ofertës. Duhet të jemi të shqetësuar për këtë rrezik. Nuk ana duhet Shqipëri destinacion i turizmit masiv. S’na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve e të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve. Nuk janë numrat që kanë rëndësi, pro cilësia e numrit. Në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet edhe se sa interes ke.

Ora 12:02
Balla: Do pajisim policët me kamera trupi! Projekti në bashkëpunim me Emiratet, monitorim i qyteteve për sigurinë kombëtare

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njoftoi për një projekt ‘Smart City’, për të cilin po punohet me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes këtij projekti, synohet monitorimi i zonave turistike dhe gjithë qyteteve me qëllim rritjen e sigurisë publike. Po ashtu, Balla tha se përmes këtij projekti synohet edhe pajisja e punonjësve të policisë me kamera trupi.

Por, ministri theksoi se ky projekt s’do jetë gati për këtë sezon turistik.

“Edhe pse nuk do të mund ta kemi dot gati për këtë sezon turistik gati, nuk mund të mos përmend që mezi presim të fillojmë zbatimin e projektit të madh SMART CITY (falë bujarisë së qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe) në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe në të gjitha zonat turistike, me qëllim rritjen e sigurisë publike, mbrojtjen jetës dhe të pronës private, monitorimi trafiku, monitorim bregdeti, pajisja e punonjësve të policisë me kamera trupi etj përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike dhe inteligjence artificiale, do të na mundësojë kalimin në nivelin që duam të sigurisë.

Falë investimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar edhe Qendra e Monitorimit të Trafikut është në proces, duke na mundësuar kontrollin digjital të sigurisë rrugore në 200 km e para të rrugëve kryesore.

Na duhet të bashkojmë të gjitha forcat tona për t’i garantuar çdo vizitori të huaj dhe çdo qytetari shqiptar një sezon veror turistik vetëm me kujtime të bukura”, tha Balla.

Ora 11:48
Ministrja Kumbaro thirrje operatorëve të turizmit detar: Aplikoni për licencë ose u bllokojmë aktivitetin! Siguria e turistëve prioritet

 

Po zhvillohet Konferenca Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, një organizim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në krye të fjalës së saj u shpreh se referuar shifrave të tre muajve të fundit, 1 në 5 njerëz në Shqipëri ka qenë shtetas i huaj e po ashtu kontratat e konfirmuara nga sektori privat që tregojnë për 30% më shumë se vitin që shkoi, flasin për pritshmëri të larta në flukse turistike. “Prandaj garantimi i sigurisë është një përgjegjësi e lartë, veçanërisht në bregdet në muajt e pikut të sezonit turistik veror”, tha Kumbaro.

“I kemi filluar takimet me turoperatorët, me të gjithë prefektët dhe me kryetarët e bashkive bregdetare me të cilët do të vijojmë të jemi në një komunikim të pandërprerë 24 orë për çdo problematikë. Do të vazhdojë komunikimi intensiv dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit përmes flotës së dedikuar të Policisë Kufitare për kontrollet mbi operimin e mjeteve motorike detare si skafe, motora uji, gomone, jahte etj. Kemi certifikuar mbi 110 operatorë të turizmit detar dhe askush nuk do të mund të ushtrojë aktivitetin e turizmit detar dhe ujor nëse nuk do të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse, dhe kjo vlen edhe për hapësirat e tjera ujore, si liqeni i Pogradecit, lumi i Shalës apo Liqeni i Komanit dhe mjetet do të bllokohen nga Policia e Shtetit nëse operohet pa certifikimin në Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Nuk diskutohen prania e pangegociueshme e vrojtuesve të plazheve për çdo stacion si dhe gjithë sinjalistika orientuese për pushuesit. Ky detyrim është po aq i dosmodoshëm edhe për plazhet publike që menaxhohen nga bashkitë. Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të jetë gjatë gjithë sezonit veror në inspektim dhe me kompetenca të shtuara, pas ndryshime të fundit ligjore. Mund të anulohen edhe kontratat e stacioneve të plazhit dhe në mungesë të zbatimit të detyrimeve kthehen në stacione plazhi publike dhe menaxhohen nga bashkitë.”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Përpos porosive për mbarëvajtjen e sezonit turistik në bregdet, ministrja Kumbaro shtoi se vitin e shkuar 4.5 milionë turistë vizituan Zonat e Mbrojtura dhe këtu theksoi se është shumë e rëndësishme siguria gjatë eksplorimit të terreneve malore, duke kërkuar shërbimin e guidave lokale për të shmangur incidentet.

“E gjej me vend të bëj edhe një thirrje për të gjithë tour operatorët dhe eksploruesit e zonave malore, të kërkojnë shërbimin e guidave kombëtare apo lokale që operojnë në zonat përkatëse, për të shmangur çdo incident, sepse përveçse kushton jetën e shëndetin, vendosim në rrezik edhe ekipet tona, por ka edhe kostot e veta. Janë mbi 600 udhërrëfyes të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Me ligjin e ri të turizmit, kemi krijuar edhe më shumë lehtësi nga burokracitë certifikimin e udhërrëfyesve, prandaj përfitoj edhe nga ky rast për të ftuar këdo që ka pasion turizmin të investohet në këtë profesion”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro u shpreh se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të intensifikojë rolin e saj monitorues dhe në mbrojtje të standardeve në turizëm.

Ora 11:46
Ministrja Koçiu: Hapim 34 Qendra Shëndetësore gjatë sezonit turistik, për herë të parë do shërbejnë edhe motoambulanca! Ka nisur dezinsektimi

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se 24 Qendra Shëndetësore sezonale do të shërbejnë përgjatë sezonit turistik. Këtë vit do hapen edhe 4 qendra të reja më shumë se një vit më parë, ndërsa për herë të parë do të shërbejnë edhe motoambulanca.

Ministrja tha se ka nisur procesi i dezinsektimit nga Shkodra dhe do shtrihet në gjithë vendin.

“Duke filluar nga data 1 qershor, për të përballuar fluksin e shtuar të turisteve, do të hapim 34 qendra shëndetësore verore ose 4 më shumë se një vit më parë, të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil. Qendrat e reja verore që do të çelen për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë. 10 QSH në veri, 15  në jug dhe 9 në Shqipërinë e mesme. Fillojnë funksionimin nga 1 qershori deri në 30 shtator. Po përfundojmë rekrutimin e punonjësve të shëndetësisë që do punojnë 24/7 për të gjithë qytetarët dhe turistët. Rreth 200 mjekë dhe infermierë që do punësohen. Do shërbejnë edhe motoambulanca, që shmangni trafikun dhe shkurtojnë kohën e marrjes së ndihmës së parë", tha Koçiu. 

Gjithashtu, ministrja Koçiu bëri me dije se një tjetër masë kyçe është fuqizimi i kapaciteteve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

“Edhe këtë vit, e pajisur me mjekë, infermierë dhe të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, Urgjenca do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 postacione fikse me autoambulanca në zonat turistike. Për herë të parë do të shërbejnë në këtë sezon motoambulancat, që janë në gjendje të shmangun trafikun dhe të shkurtojnë drastikisht kohën e marrjes së ndihmës së parë në raste urgjencash”, deklaroi ajo. 

Më tej, ministrja u ndal edhe në procesin e dezinsektimit për mushkonja dhe insektet e tjera, që ka nisur tashmë nga zona e Liqenit të Shkodrës dhe do të mbuloje 20% më shumë territor këtë vit.

Ka nisur procesi i dezinsektimit nga Shkodra dhe do shtrohet në gjithë vendin, me një sipërfaqe 20% të shtuar këtë radhë. Kemi marrë masa për të garantuar inspektime të bareve, hoteleve për të siguruar standarde më të larta, pastërti dhe cilësi”, tha Koçiu.