Rama: Pagat në industrinë e turizmit njësoj si në Greqi! Kemi hyrë në ‘Champions League’ krah Italisë, Greqisë, Spanjës e Kroacisë

 

Duke folur për pagat në sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama tha se sipërmarrjet në vendin tonë tashmë ofrojnë paga të njëjta me Greqinë. Kreu i qeverisë u shpreh se tashmë vendi unë është futur në ‘Champions League’ të turizmit, krah shumë vendeve me sektorin e turizmit shumë të zhvilluar, si Greqia, Italia, Spanja e Kroacia. Por, Rama tha se ka ende shumë punë për ta ruajtur këtë vend.

“Një tjetër pjesë e këtyre të ardhurave ka influencuar në mënyrë shumë të ndjeshme pagat e industrisë. Kemi një industri turizmi që është e gatshme të paguajë pa asnjë lloj dallimi me Greqinë. Me ndryshimin që nëse në Greqi duhet që të paguajë qiranë, transportin, etj, ndërkohë që djemtë dhe vajzat në Shqipëri kanë shtëpinë e tyre afër dhe kanë një nivel taksash dhe detyrimesh shumë më të vogla. Ka qenë e pamendueshme më para që të krahasoheshim me Greqinë, sot kemi hyrë në këtë ligë. Ky është sa një moment historik. Kemi hyrë në Champions League, por duhet të mbetemi, Italia, Greqia, Spanja, Kroacia nuk bien nga Champions League. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë, duhet ta konsolidojmë dhe duhet të jemi çdo vit konkurrues”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Jemi në 'Champions League' e turizmit Mesdhetar! Në 2030 mund të arrijjmë 30 mln turistë! Thirrje të rinjve që punojnë jashtë: Pse rrini atje? Këtu do jenë pagat më të mira


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore