Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se 24 Qendra Shëndetësore sezonale do të shërbejnë përgjatë sezonit turistik. Këtë vit do hapen edhe 4 qendra të reja më shumë se një vit më parë, ndërsa për herë të parë do të shërbejnë edhe motoambulanca.
Ministrja tha se ka nisur procesi i dezinsektimit nga Shkodra dhe do shtrihet në gjithë vendin.
“Duke filluar nga data 1 qershor, për të përballuar fluksin e shtuar të turisteve, do të hapim 34 qendra shëndetësore verore ose 4 më shumë se një vit më parë, të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil. Qendrat e reja verore që do të çelen për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë. 10 QSH në veri, 15 në jug dhe 9 në Shqipërinë e mesme. Fillojnë funksionimin nga 1 qershori deri në 30 shtator. Po përfundojmë rekrutimin e punonjësve të shëndetësisë që do punojnë 24/7 për të gjithë qytetarët dhe turistët. Rreth 200 mjekë dhe infermierë që do punësohen. Do shërbejnë edhe motoambulanca, që shmangni trafikun dhe shkurtojnë kohën e marrjes së ndihmës së parë", tha Koçiu.
Gjithashtu, ministrja Koçiu bëri me dije se një tjetër masë kyçe është fuqizimi i kapaciteteve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
“Edhe këtë vit, e pajisur me mjekë, infermierë dhe të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, Urgjenca do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 postacione fikse me autoambulanca në zonat turistike. Për herë të parë do të shërbejnë në këtë sezon motoambulancat, që janë në gjendje të shmangun trafikun dhe të shkurtojnë drastikisht kohën e marrjes së ndihmës së parë në raste urgjencash”, deklaroi ajo.
Më tej, ministrja u ndal edhe në procesin e dezinsektimit për mushkonja dhe insektet e tjera, që ka nisur tashmë nga zona e Liqenit të Shkodrës dhe do të mbuloje 20% më shumë territor këtë vit.
Ka nisur procesi i dezinsektimit nga Shkodra dhe do shtrohet në gjithë vendin, me një sipërfaqe 20% të shtuar këtë radhë. Kemi marrë masa për të garantuar inspektime të bareve, hoteleve për të siguruar standarde më të larta, pastërti dhe cilësi”, tha Koçiu.
Lajmi kryesor: