Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ironizon kreun e demokratëve, duke i kërkuar se nga i kanë dalë 19 deputetë të lidhur me krimin, ndërsa i kërkon liderit të PD, nëse në këtë listë ka marrë parasysh veten e tij, dhe numrin dy të PD, Arben Ristani.
Po ashtu, Balla i rikujton Bashës edhe konsensusin e arritur mes palëve, falë ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, për përgatitjen e draft-rezolutës për dekriminalizimin e Kuvendit.
Sipas Ballës, PD ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj draft-rezolute vetëm për t’i shpëtuar presioneve brenda partisë, më konkretisht nga Mesila Doda dhe Genc Ruli.
Më poshtë postimi i plotë në rrjetin social i deputetit të PS, Taulant Balla:
Lulzim si e kalove vitin e ri ne Hollande?
I forte je. Edhe miqte e tu me te afert habiten sa i forte je si mashtrues! Ketej ben engjellin qe qan hallet e popullit, andej djallushin qe ia mbath ne Hollande per Vit te Ri. I pari dhe i fundit kryebashkiak ne bote qe naten e Vitit te Ri s'eshte me qytetaret e vet. Nejse, te te kerkosh ty te kesh nje fytyre te vetme eshte njesoj si ti thuash nates behu dite!
Po keta 19 deputete kriminele ku i gjete mer Lul? Apo ne pakon qe te solli ne seli Plaku yt i Vitit te Vjeter? S'ke faj, keshtu ta solli Plaku ne pako edhe serbin qe te futi ty ne kuvend! Po kaq shume varesh nga Plaku mer Lul e? Keshtu nga larg duket sikur t'i mban aq shtrenguar sa ti te bertasesh kunder krimineleve te parlamentit papushim.
Po sikur e lame qe do bejme nje ligj ne konsulte me BE e me Venecian apo ajo ishte loja sa t'i shpetoje Mesiles dhe Genc Rulit qe t'i shtrenguan edhe ata me keq se plaku jot ne mbledhje grupi?!
Eh mer Lul mer Lul!... Apo s'ke edhe dy pijanece tani ne krah, Paloken me Ristanin qe dolen me te fortet nga freskimi i PD! Ha ha ha, Lulzim, njeri pabuks qe ka shty gjithe jeten me kockat e Saliut per cdo lehje, tjetri burgaxhi per korrupsion. Po ket burgaxhiun e fute ke ata 19, apo ky eshte i njezeti e?
Po merresha me inboxin tim e me dolen kabllogramet amerikane per ty dhe per lidhjet e tua me njeriun e erret te krimit nderkombetar (Serbi i pakos se Plakut pra, Damiri!). “Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 me kartën e luftës kundër korrupsionit. Bëri ca gjëra të mira në fillim, sidomos në implementim ligjesh, por më vonë dështoi. Perceptimi i korrupsionit tek qytetarët është i lartë në krahasim me katër vite më parë. Ata mendojnë se ka më shumë korrupsion nga 2005.
Ndërkohë që implikimet e ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha në abuzime të pushtetit, por dhe akuza nga drejtësia kanë ndikuar së tepërmi. Po ashtu sikurse lidhjet e Lulzim Bashës me vajzën e kryeministrit Sali Berisha, apo me biznesmenin e errët Damir Fazlliç, nuk e kanë ndihmuar kryeministrin në këtë çështje”, mbyllet kabllogrami.
Eh Lulzim, s'ke ç'ben, duhet te shpifesh perdite se te ka zene! Ti je edhe i faktuar per dreq, jo fjale dhe shpifje.
Edhe ti e di qe ne nuk mbajme krahun e asnje bande, perkundrazi do t'i godasim sic goditem Gaten Saliut ne Lazarat.
Po edhe njehere dua te te pyes kaq te shtrenguara t'i mbajne sa nuk te lene fare te presim BE dhe Komisionin e Venecias?
Epo kjo s'eshte vetem pune Saliu, as pune Damiri, ty mor vella te shtrengojne fort me shume se dy duar! Ja edhe kunati, po ai i shkreti merret me leket, do stabilitet politik prandaj s'e besoj te kete gisht ai ne kete torturen tende!
Nejse Lul nejse, keshtu erdhen punet po me keq me duket do vijne per ty, per Plakun tend dhe per pijanecet e Shqupit tend!
Ore s'e harrova, po veten e kishe fut te kjo 19-shja apo e ke lene grup me vete me Riston! Eh c'te ka gjer mer Lul!
Naten Lul, naten!
P.s. Sidoqofte po tu desha mos ngurro, thuaji Pollos te me marre ne telefon dhe pa merak se m'i thote vete Pollo ato qe ke siklet te m'i thuash ti sa ne mysybet i keni punet aty brenda ke Shqupi!
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)