Balla:Basha as lider e as burrë
“Zeni vetë e donte Ndokën në PD”

Balla:Basha as lider e as burrë<br />“Zeni vetë e donte Ndokën në PD”
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në profilin e tij facebook ka bërë një deklaratë ku i drejtohet ashpër Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, në lidhje me mënyrën se si ky i fundit po trajton “çështjen Ndoka”. Balla dënon dhunën fizike, edhe kur preket nderi i familjes, por nuk e cilëson si të drejtë “nxirjen e imazhit”, nga ana e kreut të PD, ndaj njerëzve që dikur i ka pasur në krah.
 
“...dua t'i them sot Lulit se njerëzit qe dikur i ke patur ne krahun tënd dhe kanë kontribuar për partine që ti ke sot, e perseris përkohesisht, nuk mund t'i bësh hasher dhe të shpifësh për të nxirë imazhin e partisë kundërshtare sepse bota është me rrota. Edhe në partine që ti ke sot perkohësisht, ka ish-deputetë apo ish-ministra të PS, por ne nuk i nxijmë ata, sepse respektojmë zgjedhjen e tyre.”- shkruan në profilin e tij facebook Balla.
 
Balla ka reaguar ndaj akuzave të njëpasnjëshme të kreut të opozitës mbi rastin e deputetit Ndoka duke marrë stimul nga deklaratat e Bashës ku thotë së deputeti Ndoka nuk ka qenë i emëruar si Drejtor i INUK nga partia e tij, por si përfaqësues i PDIU dhe PDK. Balla kundërargumenton në facebook duke i rikujtuar Lulzim Bashës se “zoti Arben Ndoka dhe familja e tij janë themelues të Partisë Demokratike në Lezhë” dhe se gjithashtu emërimi i këtij të fundit është bërë me propozim të ish ministrit dhe ish deputetit Sokol Olldashi, i cili nuk ka qenë ndonjëherë i PDIU apo i PDK. Duke argumentuar neë këtë mënyrë rishtazi, gjithmonë duke i’u referuar kreut të PD-së, Taulant Balla shkruan: “nëse ke patur ndonje rivalitet me S.O., nuk është mire t'i fyesh edhe miqtë e tij”.
 
Balla akuzat e Bashës ndaj deputetit Ndoka dhe faktin se kreu i opozitës i’a adreson partive të tjera në koalicionin e tij emërimin e deputetit në fjalë si drejtor i INUK, i trajton si mungesë transparence në rradhë të parë në kampin opozitar.
 
Gjithashtu në “çështjen Ndoka” deputeti socialist Balla përfshin dhe Shkëlzen Berishën duke shkruar në postimin e tij në facebook se ky i fundit i ka dërguar miq Arben Ndokës për ta bindur të kandidonte për PD në zgjedhjet e Qershorit.
 
Më poshtë postimi i poltë në Facebook i deputetit të Partisë Socialste, Taulant Balla.
 
“Lul Basha që nuk bëhet dot as lider, as burrë

Prej ditësh po dëgjojmë një gjuhë të ashpër të Lulzim Bashës për momentin Kryetar i Partise Demokratike, kundër dy deputetëve të Partisë Socialiste, më së shumti kundër deputetit Arben Ndoka. 

Dua ta them që ne fillim se dënoj me forcë çdo formë dhune fizike, edhe kur provokimet janë aq të pista sa që prekin nderin e familjes, siç ishte rasti i fundit në Kuvend. Gjatë kohës qe ishim në opozitë me urdhër të Sali Berishes na kanë goditur shpeshherë, madje edhe në foltoren e Kuvendit në Korrik 2008. Me urdhër të Sali Berishës dhe Lulzim Bashes na qelluan dhe na vrane kater vëllezër me 21 Janar.

Po shkruaj sot për të sqaruar opinion publik për disa cështje që unë kam dijeni dhe që hedhin poshtë gënjeshtrat e Lul Bashës kundër zotit Arben Ndoka.

Dëgjova Lul Bashën të thote se zoti Arben Ndoka paska qenë Drejtor në INUK si perfaqësues i PDIU dhe më pas i PDK. 

E para Lul, duhet ta dish se zoti Arben Ndoka dhe familja e tij janë themelues të Partisë Demokratike në Lezhë dhe këtë e di gjithë ajo zonë e nderuar. E dyta Lul, Arben Ndoken në ate pozicion e ka propozuar ish-ministri dhe ish -deputeti i nderuar i PD S. O. Nuk besoj se ti Lul ke ndonjë dyshim se S.O. ka qenë ndonjëhere drejtues i PDIU apo PDK. E treta Lul, nëse ke patur ndonje rivalitet me S.O., nuk është mire t'i fyesh edhe miqtë e tij. E katerta Lul, perpara se te bësh deklarata të tilla për PDIU dhe PDK, bëji një telefon zotit Idrizi dhe zotit Ndoka, se je në koalicion me ta. Sepse edhe po të patën genjyer të tutë, këta dy do të të kishin treguar të vërtetën. E pesta Lul, përpara se të shpifësh për zotin Arben Ndoka, bëji nje tel Zenit dhe pyete se pse i pat dërguar miq zotit Arben Ndoka që në Qershor 2013 të kandidonte për partine e babit, që sot ta ka lene perkohësisht ty.

Si konkluzion, dua t'i them sot Lulit se njerëzit qe dikur i ke patur ne krahun tënd dhe kanë kontribuar për partine që ti ke sot, e perseris përkohesisht, nuk mund t'i bësh hasher dhe të shpifësh për të nxirë imazhin e partisë kundërshtare sepse bota është me rrota. Edhe në partine që ti ke sot perkohësisht, ka ish-deputetë apo ish-ministra të PS, por ne nuk i nxijmë ata, sepse respektojmë zgjedhjen e tyre.”- shkruan Ballla në Facebook.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim