TIRANE- Paniku pritet të mbizotërojë në politikën shqiptare pas zbulimit të dokumenteve, ku sipas socialistëve janë vërtetuar lidhjet e kahershme të kryeministrit Berisha me agjentë të ish-sigurimit jugosllav, UDB. Deputeti socialist, Taulant Balla deklaroi dje, se faktet kundër Berishës janë të padiskutueshme dhe bëhet fjalë për dokumente origjinale në gjuhën serbokroate. Duke shprehur bindjen se Berisha është agjent i UDB, Balla paralajmëroi dje zbardhjen e dokumenteve të tjera nga arkiva serbe, që mendohet të përmbajnë dhe emrin e kryeministrit Berisha. "Jemi duke mbledhur hap pas hapi informacione dhe në pritje të dokumenteve të tjerë plotësues dhe origjinale që vertetojnë se Sali Berisha ka qënë agjent i UDB Jugosllave.
Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së tij në shërbimet sekrete jugosllave, dhe ne do t'i zbardhim ato për publikun shqiptar", deklaroi sekretari i grupit socialist Balla. Duke paralajmëruar që dosjen do ta çojnë në Kuvend. Disa ditë më parë Balla ka botuar një dokument në të cilin bëhet fjalë për kontaktet e UDB, sipas tij, me agjentin e tyre Berisha në Tiranë. Këtë fakt Balla e ka denoncuar në adresën e tij në rrjetin social 'facebook'. "Një tekst i shkurtër në gjuhën serbe në dokumentet të cilave iu referova. Përkthyer në shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S. Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987", shkruan deputeti socialist. Ndërkohë që ende nuk kemi pasur ndonjë reagim nga ana e Berishës apo stafit të tij, s'kanë munguar të reagojnë ekspertë të shërbimeve inteligjente, që nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi e deri tek Luan Pobrati të cilët ditë më parë për gazetën "Shqiptarja.com" kanë pohuar se shërbimi sekret jugosllav, UDB ishte ulur këmbëkryq në Shqipëri, ndërkohë që në lidhje me përfshirjen e kryeministrit aktual Berisha në rrjetin e ish-bashkëpuntorëve të UDB, sikurse akuzon deputeti socialist Balla, e kanë marrë me rezervë, duke deklaruar se duhen më shumë dokumente për të vertetuar një akuzë të tillë. Ndërsa në reagimet e mëvonshme për mediat, kanë qënë dhe deputetët socialistë Braçe dhe Lutaj ata që e kanë akuzuar Berishën si spiun të serbëve, dike evidentuar faktin se është dhëndër në Serbi, por dhe terrenin e lirë që ka lënë Berisha për Fazlliç dhe shumë njerëz të krimit serb në pasuritë e tundshme dhe të patundshme shqiptare. Madje Lutaj ka deklaruar për gazetën tonë ditë më parë se dihet Berisha ka lidhje të hershme me qarqet serbe. "Ne disponojmë kartelën e Berishës që nga lindja e tij dhe deri më sot. Ne disponojmë lidhjet e tij me shërbimet serbe. Këto fakte ne do t'i bëjmë publike në Parlament", ka qënë deklarata e Lutajt.
Kreu i qeverisë shqiptare është akuzuar në vijimësi për lidhje me serbët. Madje akuzat ndaj tij e kanë fillesën që herët, kur ishte President i vendit dhe kur duke thyer embargon e OKB të vënë për Jugosllavinë e Milosheviçit, furnizoi makinën luftarake serbe në masakrat e kryera në Bosnje, Kroaci dhe më vonë në Kosovë. Ndërkohë që dhe sulmi ndaj UÇK dhe deklarata që 'kush firmos marrëveshjen e Rambujesë është tradhëtar i çështjes kombëtare', firmosja e të cilës nga Thaçi u hapi rrugë trupave të NATO-s për çlirimin e Kosovës, është komentuar si një ndihmë e dhënë nga Berisha për Millosheviçin dhe serbët. Ndërsa djali i Remzi Hoxhës e ka akuzuar Berishën për takime me Millosheviçin që ndikuan dhe në vrasjen e të atit të tij. Pa përjashtuar akuzat për përfshirje në trafikun e armëve në Libi, bashkë me serbët.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com