TIRANE- Kryeministri Berisha duhet të sqarojë lidhjet e tij të dyshimta me biznesmenët Damir Fazllic dhe Ali Evsen. Kjo ka qënë kërkesa e bërë nga deputeti socialist taulant Balla gjatë seancës parlamentare ndërsa diskutoheshin ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit te parave. Opozita mbështet ndryshimet në ligj – tha Balla por ka disa probleme që u duhet dhënë zgjidhje.
Nuk ka asnjë politikan – theksoi Balla- që ti jetë konfiskuar pasuria, ndërsa sipas ndryshimeve në ligj duhet të verifikohen lidhjet shoqerore edhe te kryeminstrit Berisha. Duhet që Kryeministri Berisha i pari të sqarojë marrëdhëniet me personat që kryejnë transaksione të dyshimta financiare. Berisha duhet të sqarojë marrëdhëniet e dyshimta me Damir Fazllic, duhe të sqarojë marrëdhëniet me shtetasin turk, Ali Evsen, i cili po shfaqet shpesh në darka e vizita zyrtare në krah të Sali Berishës. Ligji duhet të jetë i barabartë si për Sali Berishën, ashtu edhe për cdo zyrtar tjetër. Po e shohim Sali Berishën si një teknik për paratë e pista që levizin në këtë vend”- ka deklaruar Balla në Kuvend.
Kryeministri Berisha nuk ka qënë i pranishëm në sallën e Kuvendit, për këtë arsye me deputetin Balla ka replikuar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
“Po të merret goja. Kur njeriu flet marrina pa fund atëherë i merret goja”- theksoi Topalli.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com