Taulant Balla mohon që dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri të ketë qenë kërkesë e Gjermanisë në këmbim të çeljes së negociatave. Te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Balla tha se ish-ministri i Brendshëm mori një vendim krejtësisht personal, duke vendosur një standard si asnjëherë më parë në këto 27 vite demokraci.
Vendimi i Tahirit, ka qenë tërësisht personal. Duhet vlerësuar si një standard në këto 27 vite demokraci në Shqipëri. Kuvendi i lejoi Prokurorinë t'i kontrollonte shtëpinë. Saimir Tahiri sot jo vetëm është pa imunitet, por prej nesër institucioni i KQZ mund të bëjë zëvendësimin e tij. Tahiri sot është një qytetar i barabartë me ju z.Babaramo. Nëse do kishte qenë imuniteti i Tahirit pengesë, ja ku janë prokurorët, le ta thonë. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë në hetim, e kanë prokurorët e çështjes në dorë.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist
Balla këmbënguli gjithashtu se Prokuroria nuk ka prova kundër Saimir Tahirit, ndërsa kërkesa për arrestimin, sipas tij, ishte absurde.
"Të kërkosh arrest për Saimir Tahirin me ato prova që ka sjellë Prokuroria, është e paimagjinueshme".
Lajmi kryesor: