Balla: Basha i paftuar në drekën me deputetët holandezë, hodhi baltë për Shqipërinë!

I ftuar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, ngriti akuza të rënda ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Sipas Ballës, Basha u paraqit sot në një drekë me deputetët holandezë që ndodheshin në Shqipër pavarësisht se emri i tij nuk ishte në protokoll. Balla tha se Basha bëri të njëtën gjë që bëri edhe në Gjermani, duke hedhur baltë ndaj Shqipërisë.

Lidhur me procedurën e Holandës që është skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Balla tha:

Ka një mbështetje të madhe në Holandë sa i takon qëndrimit të saj brenda në BE, ndërsa për zgjerimin e BE-së jo të gjithë janë dakord. Unë jam shpresëplotë, që kryeministri Rutter do të marri qasjen pozitive të parlamentit holandez. Por përgjegjësia e gjithë kësaj është e qeverisë. Mendoj që shumë deputetë apo vendimmarrës holandezë janë më shumë të ndikuar nga lajmet e mediave edhe në Holandë, se sa nga realiteti shqiptar.

Taulant Balla për skepticizmin holandez

Më vjen keq edhe pë rnjë incident që ka ndodhur sot, që ka të bëjë me një përfshirje në drekën e deputetëve, ndërkohë që sot në drekë është paraqitur edhe kryetari i Partisë Demokratike, që nuk ishte njoftuar më parë për të marrë pjesë. Në listë ishin nga tre deputetë nga mahzoranca dhe opozita, por Lulzim Basha në atë drekë, bëri atë që bëri dhe në Bundestag, është turp - tha Balla duke nënkuptuar baltosjen e Shqipërisë nga ana e liderit të opozitës.   

Balla për praninë e Lulzim Bashës në drekën me deputetët holandezë sot në Tiranë

Balla rrëfeu disa detaje nga takimi mes Ramës dhe Merkelit.

Rama është takuar disa herë me Merkel, takimi i fundit ishte më i miri në vlerësimin tim. Merkel është një mbështetëse e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, është mbështetëse e rrugëtimit evropian të Shqipërisë. Dua t’iu them se një pjesë e madhe e takimit zgjati përtej kohës së rënë dakord ndëmrjet dy protokolleve, pasi duhet të qëndronin 45 minuta sipas protokollit, por shkoi në mbi 1 orë e ca takimi, ku u fol për të gjitha vendet e rajonit. Deshi të dëgjojë opinionin, këshillën e kryeministrit shqiptar për secilit vend të rajonit.

Sipas protokollit ishte një pjesë e parë e takimit kokë më kokë mes dy liderëve, por konkluzioni i këtij takimi ishte që Shqipëria ka te kancelarja gjermane një mbështetëse të rëndësishme të fortë. Unë s’kam ngurruar ta quaj, ashtu si në Shqipëri ka një numër të madh admiruesish të popullit gjerman se Shqipëria ka te kancelarja gjermane Angela Merkel, që ka hyrë në histori në post luftën e dytë dhe rënies së murit të Berlinit, një mbështetës shumë të rëndësishëm.

Në çdo rast të ngjashëm me vendimmarrje e Kuvendit për rastin Tahiri, vendimmarrja do jetë e njëjtë. Në dallim nga Kuvendi gjerman, rregullorja jonë është ndryshe. Kemi shpjeguar këtë funksionalitet të Kuvendit të Shqipërisë edhe me deputetët gjermanë. Kemi marrë nga Bundestagu gjerman ligjin për komisionet hetimore. Brenda Bundestagut gjerman, unë nuk do gjeja një parlament tjetër që nuk ka aq shumë grupime politike që mbështesin Gjermaninë. 

Balla për mosautorizimin nga ana e shumicës për arrestimin e Tahirit

 

Balla sqaroi edhe darkën ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe disa deputetë gjermanë, që në Shqipëri u përfol  nga opozita se ishte një darkë e braktisur nga pala gjermane. Balla e përgënjeshtroi plotësisht këtë.

Merrnin pjesë ish-ministra dhe funksionarë të tjerë të zyrave shumë të rëndësishme. Në një darkë me 25 të ftuar merrnin pjesë 23, mungonin vetëm 2, dhe ju kujtoj se ishte një natë kur luante Bajerni i Mynihut.

Për darkën në Gjermani

“Nga Ka katër parti në opozitë në Gjermani, tre nga këto mbështesin Shqipërinë” – tha Balla. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Balla: Dorëheqjen e Tahirit nuk e kërkoi Gjermania, vendim personal i tij

Taulant Balla mohon që dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri të ketë qenë kërkesë e Gjermanisë në këmbim të çeljes së negociatave. Te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Balla tha se ish-ministri i Brendshëm mori një vendim krejtësisht personal, duke vendosur një standard si asnjëherë më parë në këto 27 vite demokraci.   

Vendimi i Tahirit, ka qenë tërësisht personal. Duhet vlerësuar si një standard në këto 27 vite demokraci në Shqipëri. Kuvendi i lejoi Prokurorinë t'i kontrollonte shtëpinë. Saimir Tahiri sot jo vetëm është pa imunitet, por prej nesër institucioni i KQZ mund të bëjë zëvendësimin e tij. Tahiri sot është një qytetar i barabartë me ju z.Babaramo. Nëse do kishte qenë imuniteti i Tahirit pengesë, ja ku janë prokurorët, le ta thonë. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë në hetim, e kanë prokurorët e çështjes në dorë.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist

Balla këmbënguli gjithashtu se Prokuroria nuk ka prova kundër Saimir Tahirit, ndërsa kërkesa për arrestimin, sipas tij, ishte absurde.

"Të kërkosh arrest për Saimir Tahirin me ato prova që ka sjellë Prokuroria, është e paimagjinueshme".

Ora 21:58
Balla 'kërcënon' Bashën: 230 mln € në Durrës-Kukës dhe '21 janari', s'janë mbyllur

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se hetimet për abuzimet në "Rrugën e Kombit" dhe "21 janarin" janë çështje të pambyllura nga drejtësia.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe kryetarit të PD për Saimir Tahirin, Balla tha se sfidon Lulzim Bashën të kërkojë rihapjen e hetimeve për abuzimin 230 mln euro në rrugën Durrës-Kukës dhe vrasjet e 21 janarit kur ai ishte ministër i Brendshëm.

Balla sqaroi se hetimi për "Rrugën e Kombit" u mbyll për shkak të afateve, pasi Basha nuk u paraqit në gjykatë. Sipas tij, nuk ka asnjë vendim gjykate që të ketë vulosur abuzimin financiar në rrugën Durrës-Kukës që mban firmën e kryetarit të PD, atëherë ish-ministër i Transporteve.

 E sfidoj Lulzim Bashën, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash, nga vrasjet e 21 janarit, 230 mln euro abuzime në Durrës-Kukës, t'i kërkojë prokurorisë të hetojë këto çështje. Për dosjen e Bashës nuk ka vendim Gjykate, por për afatet. Prandaj, le t'i bëjë një kërkesë prokurorisë për Durrës-Kukës ku t'i thotë: "Nuk jam gjykuar për 230 mln, por ka një vendim gjykate për raportet mjekësore ku nuk jam paraqitur në gjykatë se isha sëmurë, isha jashtë shtetit, shpreh gatishmërinë time të rihapet kjo dosje". Po kështu edhe për 21 janarin. Nëse u dhemb shpirti për këtë popull apo duan drejtësinë në këtë vend.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 08/05/2018 07:44

    O Tao Po te them nje sekret, por mos e bej publike. Amerikanet dhe perendimoret kane te rregjistruar cdo gje kunder teje. Pagesat qe merr ti, per te nderhyre te Privatizimet apo konçesionet. Zarfet me para qe merr per emerimet ne tatime, dogana, hipoteka, arsim, shendetesi etj. Per udhetimet qe ben me biznesmenet e ilaçeve, te naftes etj dhe ku cdo shpenzim qe ben e ke te paguar. Duke filluar nga biletat e udhetimit, drekat e darkat, vererat e shtrenjta, bordellot etj etj etj. Po afron dhe ora jote, bashke me Beqajn qe rri si skuth tani nga frika e vjedhjeve qe ka bere kur ishte ne shendetesi , e Ahmetaj qe eshte megahajduti.

    Përgjigju
  • Lefteri: 08/05/2018 01:26

    Balla simboli i mbrojtjes te trafikantin Tahiri duhet pare edhe puna e BALLES Po ky idjot nuk e kupton qe prokurorija ka ne dore raportin nga guardia di finacija REGJISTRIMET E BISEDAVE 2 PATENTAT E SKAFEVE 850000euro te SAJOS tek makina e Sotes O kokegdhe i kupton cdo te thone keto fakte qe Jane te mjaftueshme qe Tahiri te perfundoje ne BURG NJE ORE E ME PARE

    Përgjigju
  • Fationi: 08/05/2018 01:15

    TAULANT BALLA NJERIU ME I NEVERITSHEM PER SHUMICEN E POPULLIT ESHTE KOMPLET SIMBOLI IDJOTESISE TE PS UNE NUK E KUPTOJ BESIMIN QE I KA DHENE ED RAMA KETIJ MEKANIZMI PA TRU

    Përgjigju
  • Babka Fahri "gjarpri nen gur": 07/05/2018 22:33

    Ne darke me hollandezet meritonte veç Balliu i II-te Klevisi, Salianji dhe Grida.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë