Një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i drejtuar nga numri 2 i kësaj partie, Taulant Balla, shoqëruar dhe nga disa deputetë, zhvilloi një vizitë në familjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Balla dhe deputetët e tjerë socialistë i shprehën ngushëllimet kryeministrit kosovar për ndarjen nga jeta të babait, Hilmi Haradinaj.

Mësohet se Taulant Balla është shprehur se Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kryetari i saj, Edi Rama, janë pranë familjes heroike Haradinaj. “Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë Balla.