Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se hetimet për abuzimet në "Rrugën e Kombit" dhe "21 janarin" janë çështje të pambyllura nga drejtësia.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe kryetarit të PD për Saimir Tahirin, Balla tha se sfidon Lulzim Bashën të kërkojë rihapjen e hetimeve për abuzimin 230 mln euro në rrugën Durrës-Kukës dhe vrasjet e 21 janarit kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Balla sqaroi se hetimi për "Rrugën e Kombit" u mbyll për shkak të afateve, pasi Basha nuk u paraqit në gjykatë. Sipas tij, nuk ka asnjë vendim gjykate që të ketë vulosur abuzimin financiar në rrugën Durrës-Kukës që mban firmën e kryetarit të PD, atëherë ish-ministër i Transporteve.
E sfidoj Lulzim Bashën, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash, nga vrasjet e 21 janarit, 230 mln euro abuzime në Durrës-Kukës, t'i kërkojë prokurorisë të hetojë këto çështje. Për dosjen e Bashës nuk ka vendim Gjykate, por për afatet. Prandaj, le t'i bëjë një kërkesë prokurorisë për Durrës-Kukës ku t'i thotë: "Nuk jam gjykuar për 230 mln, por ka një vendim gjykate për raportet mjekësore ku nuk jam paraqitur në gjykatë se isha sëmurë, isha jashtë shtetit, shpreh gatishmërinë time të rihapet kjo dosje". Po kështu edhe për 21 janarin. Nëse u dhemb shpirti për këtë popull apo duan drejtësinë në këtë vend.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Lajmi kryesor: