Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla nga Fieri u është përgjigjur deklaratave të bëra sot nga Sali Berisha, ku ka theksuar se Saliu të mos bëjë më politikë duke përgojuar familjarët e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Balla ka theksuar se Sali Berisha bën mirë që këtë herë të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, duke e cilësuar si humbjen më të thellë që ai ka parë ndonjëherë.
“I them Saliut se bën gabim që vjen në Fier dhe mer nëpër gojë familjarët e kandidatëve tanë. E vërteta është që në gjithë qarkun Fier kemi bërë një fushatë qytetare dhe më vjen keq për kandidatët e tyre që u shpërdoruan duke u përdorur nga këto dy shushunja dhe shpersoj që qytetarët e Fierit të distancohen nga ky matuf i cili ka 32 vite që mer nëpër gojë familjarët e qytetarëve. Duhet të paktën që ata të vetët, ata që kanë pranuar të bëhen kukulla në duart e tyre të distancohen, sepse populli i Fierit e mban mend mirë kohën kur Sali Berisha para 30 vitesh mori drejtimin e vendit dhe e shpërdoroi besimin e qytetarëve, sepse gjithë ajo kasaphanë që ndodhi në aspektin urban, në uzurpim pronash e tokash pafund, ishte dhe filloi me lejen dhe inkurajimin e Sali Berishës.
Unë sot isha edhe në Roskovec ku kemi një problem me vaditjen në njësinë administrative Strumë, por që ne do ta zgjidhim. 30 vite më parë aty kishte një sistem pompimi dhe me bekimin e Sali Berishës, sapo Saliu mori pushtetin e tij të parë, gjëja e parë që ndodhi vodhi pompat dhe kjo ndodhi në gjithë Myzeqenë dhe pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Imagjinoni sikur t’i lësh këta gjashtë muaj në Fier, ku në gjashtë muaj Gjanica kthehet më keq seç ishte. Ndaj këtu nga Fieri dua që t’i them Sali Berishës që prano rezultatin e zgjedhjeve, humbjen më të thellë që ke parë ndonjëherë edhe në ëndërr. Pradaj na duhet që këto ditë të flasim më të gjithë, që edhe ato demokratë që janë mësuar që votën t’ia japin Partisë Demokratike, ku vulën e Partisë Demokratike e ka marrë njëri që si hyn në punë, se as kandidat nuk gjeti. Ndërkohë që nisesh për te Partia Demokratike dhe para stë del Saliu por të del Like floriri. Të gjithë e dimë se pse Saliu dhe Likja janë bërë bashkë, arsyeja është e thjeshtë. Ata e dinë që nuk marin asnjë bashki, por ata janë në këtë garë për të marrë disa vota e për t’i thënë Amerikës që t’ia heqi non-gratën, por non-grata nuk hiqet kurrë e do ta ketë në ballë deri ditën e fundit. Ndaj ne nuk duhet t’u lemë asnjë mundësi Sali Berishës dhe Ilir Metës të marin vota për t’i përdorur ato si topa kundër partnerëve tanë, aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Lajmi kryesor: