Balla inspekton fabrikën e Peletit Ushqimor në Gramsh: Mundëson 300 vende të reja pune

Balla inspekton fabrikën e Peletit Ushqimor në Gramsh: Mundëson 300 vende të reja pune

Taulant Balla në fabrikën e prodhimit të Peletit Ushqimor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Anastas Angjeli inspektuan fabrikën e re të prodhimit të Peletit Ushqimor që do të mbulojë 100% nevojat për rezervatet e peshkimit në gjithë vendin.

Sipas Ballës kjo fabrikë do të mundësojë hapjen e të paktën 300 vende të reja pune për Gramshin.

"Aktualisht ky sektor i ekonomisë sonë furnizohet vetëm nga importi dhe ky investim e kjo fabrikë në Gramsh do të prodhojë “made in Albania”.  Jam shumë krenar që ngrihet kjo Fabrikë e madhe duke krijuar këtë mundësi punësimi në Gramshin e njerëzve punëtorë. Brenda pak javëve fabrika starton prodhimin, ndërsa vazhdon njëkohësisht edhe trajnimi paraprak i punëtorëve", deklaroi Balla.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare