Balla: Italia pro hapjes së negociatave, opozita e papërgjegjshme, bojkoti s'dëmton zgjedhjet

Balla: Italia pro hapjes së negociatave, opozita e papërgjegjshme, bojkoti s'dëmton zgjedhjet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali morën pjesë sot në një seancë pune pyetje-përgjigje në Komisionin e Politikës së Jashtme të Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit italian.

Kreu i Grupit Socialist, Balla deklaron se të gjitha grupet politike në Parlamentin italian mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE dhe Shqipërisë.

Sipas Ballës, deputetët italianë shprehën shqetësim  për pamjet e protestave të dhunshme të opozitës që qarkullojnë në median italiane këto javë, shpeshherë sipas tij edhe të sponsorizuara nga opozita shqiptare, që rrezikojnë të frenojnë turistët dhe investitorët italianë.

"Në përgjigje të shqetësimit të deputetëve italianë, Balla theksoi se e vetmja arësye që ne mund të japim për këto akte dhune të inspiruara nga lidershipi i opozitës, është frika më e madhe e opozitës nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, apo çfarë pozicioni politik ke", tha Balla.

Lidhur me aktet e dhunës, Balla u shpreh se Policia e Shtetit, me vendosmëri po vazhdon hetimet, për të zbardhur deri në fund të gjithë ngjarjet e fundit të dhunshme dhe individët fajtorë të përfshirë.

"Aspak nuk janë të rastësishme protesta në të njëjtën ditë dhe orë, në disa vende të Ballkanit Perëndimor, sikurse dyshimet për financime të dyshimta me të partive të ndryshme politike në këto vende.

Por për ne ka vetëm një plan A, s’ka plan B: vetëm integrimi në Bashkimin Europian, që  ka mbështetjen e 95% të shqiptarëve dhe se në këtë aspiratë tonën historike, mbështetja e Italisë është e pazëvendësueshme.

Qëndrimi i SHBA dhe i BE është i qartë: sjellja e opozitës është demokratikisht e papërgjegjshme, si dhe institucionalisht e ndërkombëtarisht e papranueshme. Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për shkak të përgjegjësisë së saj ndaj elektoratit, por nëse eventualisht vendosë të mos marrë pjesë, bojkoti i saj nuk dëmton cilësinë e zgjedhjeve.

Për SHBA-të, ashtu si edhe për Europën, thellimi i kursit të reformave që afrojnë vendin tonë më pranë BE-së është shumë më e rëndësishme se rruga e bojkotit e zgjedhur nga opozita", deklaroi Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033