Balla: Ja dokumenti për
Berishën spiun i UDB-së

Balla: Ja dokumenti për<br />Berishën spiun i UDB-së
TIRANE - Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në adresën e tij të rrjetit social Facebook një dokument të shkruar në gjuhën serbokroatishte (foto) për të cilin ai pretendon se është dokumenti zyrtar që verteton se kryeministri i vendit Sali Berisha është bashkëpuntor i shërbimeve sekrete të Jugosllavisë. "Sali Ram Berisha bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave. Në dosjet sekrete të ish-UDB fshihen dokumenta të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave", ka qënë deklarata e shkruar përmes së cilës deputeti socialist Balla ka shoqëruar dhe dokumentin që sipas tij verteton dhe ka të shkruar për praninë e Sali Berishës në listën e bashkëpuntorëve të sigurimnit jugosllav.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë pas publikimit të këtij dokumenti në serbokroatisht, që sipas deputetit socialist Balla rezulton të përmbajë emrin e Berishës, të vërshojnë komentet e ndryshme, pjesa më e madhe e të cilëve bënte fjalë për hapjen urgjente të dosjeve të sigurimit të shtetit, pasi do kishte xhevahire të tjera e të tjerë emra të mëdhenj të politikës do ishin prezentë në listën e spiunëve të diktaturës por dhe të shërbimeve të huaja.

Por shqetësimi për spiunët e UDB në politikën shqiptare ka qënë më herët. Ishte
ish-kryetari i komisionit të rendit dhe SHIK, lideri i dhjetorit Azem Hajdari, ai që në fundin e vitit 1995 vuri alarmin se të vetmet dosje që kishin humbur ishin ato të spiunëve të UDB jugosllave. Alarmi i tij erdhi pasi kishte marrë informacione nga komisioni i verifikimit të figurave "Mezini" se ishin zhdukur këto dosje. Por ndonëse nuk u verifikuan më nëse ishin humbur ose jo, vetë Hajdari pati një përplasje në PD, ku për një shpullë që i futi njërit prej pjestarëve të administratës blu, përjashtohet nga grupi parlamentar i PD pak muaj më vonë.

Por s'kanë qënë të pakta rastet kur në Shqipëri gjatë përplasjeve politike mes të majtës dhe të djathtës, sipas rasteve kur kanë qënë në qeveri dhe në pushtet, herë PS dhe herë PD, përpos akuzave për korrupsion dhe qëndrime antikombëtare, ka pasur akuza dhe për vënien ne interesave të shqiptarëve në shërbim të angjecive të huaja të sigurisë. Fillimisht kanë qënë socialistët ata që kanë akuzuar Berishën se ka qënë në shërbim të serbëve të Milosheviçit, duke e argumentuar me këtë fakt furnizimin e Serbisë me naftë në kulmin e embargos së OKB ndaj Milosheviçit. Por me ardhjen e PS në pushtet, ishte opozita e Berishës që akuzonte qeverinë e Nanos dhe të gjitha qeverisjes socialiste si agjente te grekëve, serbëve e të gjitha shërbimeve të huaja.

Menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Berishës, akuzat e socialistëve morën një tjetër dimension, teksa përmes figurave të rëndësishme, që nga nënkryetari i grupit të PS Braçe por dhe nga kryetari Rama e kanë akuzuar Berishën si dhëndërr të Serbisë dhe si një njeri që ua ka shitur interesat e vendit Serbisë, duke shitur bregdetin, por dhe duke e ndihmuar sipas PS në të gjitha rastet Serbinë. Kështu Braçe e ka akuzuar Berishën si politikanin që ka dhënë të gjitha pasuritë e ndërtimin e rrugëve për njerëzit e UDB e të familjes së bashkëshortës, që sipas nënkryetarit të grupit socialist, është serbe.

Rivitalizimi i akuzave të ndërsjella erdhi kur Berisha akuzoi Ramën se me bllokimin që i bëri reformave dhe integrimit, ndihmoi Serbinë. Kaq mjaftoi dhe sulmet erdhën nga të gjitha anët, nga Rama, Braçe, Topi dhe ish-zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE, ish-deputeti demokrat Biberaj. Por kulmi i akuzave ka mbërritur dje nga ana e deputetit të PS, Balla, që e akuzoi Berishën si bashkëpuntor i UDB jugosllave.

(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë