Berisha në listën e zezë të SHBA-së e Britanisë, Balla: Ndryshojmë ligjin, kush person shpallet ‘non grata’ të merret menjëherë nën hetim

TIRANË- Socialistet duan të përmirësojnë kuadrin ligjor për personat e shpallur ‘non grata’, për të cilët prokuroria duhet të nisë hetimet menjëherë dhe në mënyrë të thelluar.

Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike, teksa i kërkoi një përgjigje SPAK në lidhje me hetimet për Sali Berishën, i i shpallur ‘non grata’ për korrupsion të nivelit të lartë, nga SHBA. Balla tha se ky nuk është një presion ndaj drejtësisë, por është e papranueshme që megjithëse SHBA-të e kanë shpallur non grata, nuk ka një hetim të thelluar.  Balla rikujtoi edhe faktin e shpalljes ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar, ku tha se në dokumentin e publikuar ka emra konkret, të cilët nuk janë thirrur nga prokuroria.

‘Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA. Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së. Është e papranueshme që Sali Berisha është shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. Nuk është presion ndaj drejtësisë.

Ne duhet të rrisim dhe të përmirësojmë kuadrin ligjor me detyrimin e institucioneve ligjore kur një person shpallet non grata, ky person duhet hetuar në mënyrë të thelluar dhe mënyrë të menjëhershme, nuk mund të lihet në dëshirën e prokurorisë. Tashmë edhe nga Britania e Madhe dhe në dokumentin e bërë publik jepen edhe emra konkret. Të ka thënë dhe emrat e personave me të cilat ke bërë korrupsion dhe ky person as nuk thirret dhe asnjë tjetër nuk thirret.’- u shpreh Balla.

Për Ballën drejtësia po vonon edhe për hetimin e privatizimit të kompleksit Partizani, aferën e CEZ si dhe për tragjedinë e Gërdecit.

‘Unë po shpreh këndvështrimin tim dhe kam pasur qëndrim për këto çështje ka ekzistuar që para se SPAK të lindte. Unë kam kallëzuar për të dyja çështjet, edhe OSSH CEZ dhe për kompleksin Partizani. Për kompleksin Partizani, prokurori më ka marrë deklarimin tim dhe kam besim që çështja të ecë në drejtimin e duhur.’’- u shpreh Balla.

Më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit. Kujtojmë se Berisha u shpall 'non grata’ edhe nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vani: 13/09/2022 13:37

    Cudi e mesme. Idiotesia e mavisteve nuk ka fund. Si shefi i tyre edhe keta sipas mentalitetit te Enverit: Partia mbi ligjin dhe gjykaten. Edhe vete shteti qe i shpall nuk jeton por e ķa masa administrative, si ti mbushet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/09/2022 13:09

    Ky ështé Taulantos Daçiçi shqipfolës, kapet për të shqiptarit kurse Dodiku dhe lista serbe që jan shpallur non grata nuk kan randsi që Edvin shkjau shqipfolës shoqrohet me ta….surrat m…

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/09/2022 10:42

    O shoku Tao, mos pyet SPAK,po pyet kryeministrin se ai eshte uzurpatori i gjithçkaje.....keshtu shoku Tao.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty