Tre ministri marrëveshje për ndalimin e zhurmave në zona të banuara! Balla: Gjobë deri në mbyllje aktiviteti për bizneset që hedhin fishekzjarre në mesnatë

Autorët e zhurmave që shkaktojnë ndotje akustike do të përballen me gjoba, deri në mbyllje të aktivitetit. Policia e rendit do të ushtrojë kontrolle të shtuara për zhurmat në zonat urbane bashkë me policinë bashkiake. Tri ministri, ajo e Brendshme, e Turizmit dhe Shëndetësisë, firmosën sot (15 nentor) një udhëzim të përbashkët i cili synon të rregullojë në mënyrë ligjore problematikën.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se marrëveshja parashikon dakordësim për ndalimin e zhurmave nga lëndër piroteknike apo fishekzjarrët. Ai tha se duhet që policia të zbatojë rregullin për personat që hedhin fishekzjarrë në mesnatë për festa familjare.

“Dakordësim për zhurmat në mjedise të përbashkëta mes tri ministrive. Problematikat janë të mëdha, lëndët piroteknike njollë e zezë qeë kërkon zgjidhje sipas përgjegjësive. Zhurmat në mjedis, shqetësim për rendin e sigurinë dhe cënojnë imazhin e Shqipërisë në turizëm. Kjo marrëveshje, bazuar në kuadrin rregullator dhe rregullave të OBSH. Policia, përgjegjëse për ata që emetojnë zhurmë mbi nivelet e lejuara kufi. Duhet të perfundojë e të zbatohet rregulli nga policia për fishekzjarret nga persona në mesnatë nga festat familjare. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake, kontrolle intensive dhe do të ndëshkojnë me gjobë operatorët privat e ekonomike dhe qytetarët. Gjobë deri te mbyllja e aktivitetit për subjektet”- u shpreh Balla.

Fenomen shqetësues mbetet hedhja e fishekzjarrëve në mesnatë, për të cilat qytetarët ankohen më shumë. Edhe pse prej 3 vitesh ka një ligj që e rregullon këtë pjesë, thuajse asgjë nuk është bërë.Balla tha se policia duhet të ushtrojë kontrollet dhe të ndëshkojë me gjobë deri në 40 mijë lekë bizneset apo personat të cilët e shkelin ligji. Ministri u shpreh se lejohet që fishekzjarret të përdoren vetëm në datën 27 dhjetor deri në 1 janar. Ndërsa shitja dhe përdorimi i tyre lejohet nga data 15 dhjetor deri në 1 janar.

“Për të shmangur pasoja nga incidente të mundshme, i kam kërkuar policisë së shtetit për të kryer inspektime të përdorimit të artikujve të paligjshëm piroteknikë tek qytetarët. Ligji ka përcaktuar se përdorimi i tyre lejohet vetëm nga data 27 dhjetor deri në 1 janar. Në këto 3 vite asgjë nuk është bërë për zbatimin e këtij ligji. Shitja lejohet vetëm nga data 15 dhjetor deri në 1 janar”- shtoi ministri.

Ligji për zhurmat daton në vitin 2007. Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndër arsyet e mosfunksionimit siç duhet përmendi edhe kalimin e topit nga një institucion në tjetrin.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, tha se zhurmat janë të dytat si shkaktare sëmundjeje, pas ndotjes së ajrit.

Marrëveshja vjen pothuajse në nisje të sezonit të festave të fundvitit, periudhë në të cilën a shtim të lartë të hedhjes së fishekzjarrëve. Policia do të kontrolloj të gjitha subjektet e tregtimit të tyre.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/11/2023 00:20

    Cfare jane fishekzjarret para shashkave!! Nese eshte dicka qe duhet ndaluar kategorisht te importohet,tregtohet,apo perdoret ne cdo kohe e ore, si nga tregetaret,bizneset,individet,shashkat jane.Zhurma e fishekzjarreve eshte lule para zhurmes se shashkave!

    Përgjigju
  • minushe: 15/11/2023 14:40

    te ndalojne edhe zhurmat e ndertimeve qe behen naten...apo nuk e dine qe ndertuesit sjellin betonieret pergjate gjithe nates ......dhe banoret nuk flene gjume.....cfare jane fishekzjarret para kesaj zhurme..

    Përgjigju
  • Dru me pre: 15/11/2023 14:28

    Po edhe Oxhaqet e tymit pa Filtra e pa Tuba të gjatë... që djegin dru e qymyr vend e pa kohë,duhen të kenë orar?!..ore nuk ajros dot shtepinë se ai Dru me preja në kat të parë asht t'u zi groshë?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë! Festë dhe mijëra spektatorë në Korçë (VIDEO)