Balla: Kuvendi rol të veçantë në procesin e Integrimi evropian

Balla: Kuvendi rol të veçantë në procesin e Integrimi evropian

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka theksuar rëndësinë që po merr Kuvendi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me fillimin e negociatave.

“Kuvendi merr një rol edhe më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me fillimin e bisedimeve/negociatave. Në këtë perspektivë vijnë edhe ndryshimet në Ligjin për rolin e Kuvendit në këtë proces, ku do të propozohet të shtohet si funksion i Komisionit për Çështjet Europiane (aktualisht Komisioni për Integrimin Europian) edhe shqyrtimi i pozicioneve negociuese të Qeverisë. Qeveria do të paraqesë në Kuvend (KÇE) pozicionin e propozuar negociues, përpara përcaktimit/miratimit të pozicionit negociator për secilin kapitull. Komisioni për Çështjet Europiane do të japë rekomandime për pozicionet negociatore. Kjo është një përfshirje reale e Kuvendit, natyrisht edhe e opozitës, në procesin e negociatave”.

Balla është shprehur kështu gjatë një takimi zhvilluar në në Kuvendin e Shqipërisë me ambasadorë rreth ndryshimeve në Ligjin për “Rolin e Kuvendit të Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

“Kuvendi merr një rol edhe më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me fillimin e bisedimeve/negociatave. Në këtë perspektivë vijnë edhe ndryshimet në Ligjin për rolin e Kuvendit në këtë proces, ku do të propozohet të shtohet si funksion i Komisionit për Çështjet Europiane (aktualisht Komisioni për Integrimin Europian) edhe shqyrtimi i pozicioneve negociuese të Qeverisë. Qeveria do të paraqesë në Kuvend (KÇE) pozicionin e propozuar negociues, përpara përcaktimit/miratimit të pozicionit negociator për secilin kapitull. Komisioni për Çështjet Europiane do të japë rekomandime për pozicionet negociatore. Kjo është një përfshirje reale e Kuvendit, natyrisht edhe e opozitës, në procesin e negocijatave.

Patëm një takim në Kuvendin e Shqipërisë me ambasadorët për t’i informuar mbi ndryshimet në Ligjin për “Rolin e Kuvendit të Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Faleminderit ambasadorëve të nderuar Christiane HOHMANN, Elsa HÅSTAD, Reinout VOS, Christian Steiner, Peter Zingraf, Fabrizio Bucci, Konstantina Kamitsi, Peter Japelj, Elisabeth Barsacq, Ivaylo Kirov, Octavian Șerban, Zlatko Kramarić, zv/ambasador Ádám Lovassy për mendimet që ndamë sëbashku. Është shumë e rëndësishme mbështetja e Kuvendit me ekspertizë përgjatë këtij procesi.”- shkroi Balla.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja