Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars 

Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars 

Taulant Balla me drejtuesit e federatës 'Vatra'

Turneu informues mbi votën e emigrantëve i Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvendoset përtej oqeanit, ku këtë javë do të ketë takime me shqiptarë në Michigan, SHBA dhe Toronto, Kanada. 

Përpara takimit me shqiptarët në Detroit, Balla u prit nga drejtuesit e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare të shtetit Michigan në SHBA.

Balla tha se është e domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan.

 “Informacioni që më dhatë, se 200 mijë bashkatdhetarë jetojnë në këtë shtet, e bën të domosdoshme hapjen e një konsullate të Republikës së Shqipërisë në shtetin e Michigan. Ne kemi tashmë modelin e mirë të hapjes së konsullatave të përbashkëta me Republikën e Kosovës, për të pasur këtu një mundësi që shqiptarët të kenë një degë dhe një zyrë ku të adresojnë problematikat nga më të ndryshmet. Po ashtu, edhe qeveria e Shqipërisë ka filluar të mbështesë edhe një aspekt tjetër të problematikave që ka diaspora, mësimdhënien e gjuhës shqipe” deklaroi Balla.

Teksa foli për zgjedhjet, ai u shpreh se është e rëndësishme që të gjithë të regjistrohen deri më 4 mars kur është afati i fundit.

“Arsyeja e kësaj vizite lidhet me një ftesë të kahershme të Babait, por u konkretizua tani edhe për shkak të një momenti historik në të cilin ndodhet demokracia shqiptare. E vlerësoj apelin dhe i jap zë apelit të Federatës Vatra që shqiptarët të marrin pjesë në këto zgjedhje. Të votojnë kë të duan. Vizita ime këtu ndodh për arsye se koha ka qenë shumë e shkurtër dhe një pjesë e shqiptarëve nuk dinë ende që mund të votojnë, ndaj duhet apeli juaj, i krerëve të besimeve këtu, që t'u bëni thirrje të gjithëve të regjistrohen. Koha është shumë e shkurtër deri më 4 mars, ndaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të regjistrohen. Duhet të jesh shtetas shqiptar dhe të kesh një dokument identifikimi të Shqipërisë,” deklaroi Balla në takim.

Kryetari i Vatrës në Michigan, Mond Rakaj, vlerësoi vizitën e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla.

“Na duhet ndihmë për të kuptuar se si mund të votojmë. Është mirë që erdhi kjo ditë. Për momentin Vatra është aty ku duhet të jetë. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Departamentin e Shtetit, kemi bërë shumë takime për Shqipërinë dhe për Kosovën,” u shpreh Rakaj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim

'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim