TIRANË- Pasi ka dështuar me mosbindjen civile në Shqipëri, Sali Berisha pretendon ta shpallë atë në gjithë botën. Pas atyre ‘mosbindjeve civile’ në Shqipëri ku mezi e ndoqën edhe një grusht militantësh, Berisha me çmendurinë e tij të radhës pretendon që të bëjë mosbindje civile në gjithë botën.
"Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë. Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit", tha Berisha.
Në konfrencën për mediat, Berisha foli edhe për votën e diasporës. Duket se pakti i arritur mes socialistëve e demokratëve për t’i garantuar emigrantëve pagesën nga shtetit të votës me postë edhe në dërgim edhe në kthim dhe prodhimi më shpejt i fletës së votimit duke afruar afatet për dorëzimin e kandidatëve, rrezikon të mos marrë 84 votat në Kuvend, duke cënuar kështu që proces historik që ndodh për herë të parë në vendin tonë, votën e diasporës pa iu dashur të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Ne po dërgojmë ligjin në parlament, ne kemi dorëzuar ose duhet ta kenë dorëzuar ligjin në parlament, i cili sanksionon njohjen e dokumenteve biometrike të gjithë shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare. Përkundrazi, praktika tjetër është ndëshkuese për shumicën e shqiptarëve. Njëri vëlla që ka një letër njoftim shqiptar voton, vëllai tjetër nuk voton. Një çift burri që nuk e ka nuk voton, gruaja që e ka ruajtur diku, voton. Kjo është marrëzi, është e turpshme të dëgjohet. Po a duhet të ketë dokument biometrik, plotësisht dakord. Pa dokument biometrik, ose shqiptar ose të huaja, sepse edhe shqiptarët këtu votojnë me dokument biometrik. Pra janë në kushte të barabarta, tha Berisha.
Sali Berisha kërcënon të mos e japë votën e deputetëve të tij për këto ndryshime në Kodin Zgjedhor të dakordësuara më parë mes negociatorët e të dy palëve, nëse nuk pranohet një kërkesa shtesë e tyre: Votimi i emigrantëve që nuk e kanë një pasaportë apo kartë identiteti shqiptare, me një mjet identifikimi të vendeve të huaja ku jetojnë.
"Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në parlament, në rast se u mohohet, nëse parlamenti nuk pranon, por sanksionon praktikën e mohimit të 2/3 të shqiptarëve të drejtën për të votuar, as bëhet fjalë që ne nuk pranojmë kurrë këtë. Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë" tha Berisha.
Nëse kërkesa për të votuar me dokument të huaj biometrike nuk realizohet, Berisha shkon në skenare protestash përtej kufijve.
KQZ të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues. Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit.
A rrezikon PD të kthehet në një minues procesi, duke qenë se nëse nuk miratohen ndryshimet në Kodin Elektoral fleta e votimit nuk arrin të prodhohet në kohë për tu dërguar dhe për t’u kthyer në kohë? Berisha fajin e gjen tek kundërshtari.
Minuese e procesit është PS-ja, që i lejon vetes të marrë një vendim të tillë, absurd, përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Kjo tregon se këta e nisën për tu tallur këtë proces.
Një ditë më parë Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri i quajti kërkesat jashtë marrëveshjes të PD-së, alibi për humbjen, ndërsa njoftoi se qeveria do të lejojë me akt normativ votimin me ID të skaduara vetëm për diasporën, ndërsa në Shqipëri dokumentet e identifikimit duhet të rinohvohen. Pikë e marrëveshjes ishte edhe numërimi i votës së diasporës nga komisionerë politikë dhe jo nga KQZ.
/LALA/,emigrante si ne mund te vime 10 dite pushime,por ama dergojme remintancat qe ju mbajne gjalle.Sikur te vendosim bashke e te mos ju dergojme asnje cent,cdo te benit ju e te tjere? Ka qe u del me rrogen e shtetit,por shumices nuk i del.Nese diaspora ndalon remintancat,ju do te jeni te paret qe do te zini me gure politikanet e nuk do kete zgjedhje,as protesta,por revolucione.Dhe se dyti,politikanet nuk na mbajne dot me premtime te pambajtura,as me kercenime,as me vende pune,as me para e pako ndihmash.Per kontributin financiar qe japim,per integritetin dhe mbi te gjitha se jemi akoma shtetas shqiptare kemi te drejte po aq sa ju te votojme!
PërgjigjuAkoma nuk e kuptoj pse Hyseni qe ka 30 vjet ne amerike e nuk ka me as hijen ne shqiperi, apo Manushaqja qe ka 30 vjet ne Gjermani pa u kthyer as per pushime, duhet te kene te drejte te zgjedhin kush do me qeverise mua ketu
PërgjigjuVotimi me ID/Pashaporte te huaj duhet lejuar patjeter, sa kohe votuesi ruan dy-shtetesine.Une besoj se kam 20 vjet qe nuk e kam rinovuar pashaporten shqiptare, se nuk me hyn ne pune,e perse duhet t'a rinovoj vetem per vota?!Preferoj me mire te votoj me ID te huaj te vlefshme,se sa ID shqiptare te skaduar.KQZ duhet te verifikoje vetem nese aplikanti i votes ruan akoma dhe shtetesine shqiptare.Sepse kam degjuar qe ka vende qe te detyrojne te heqesh dore nga shtetesia e vendit tend(nuk e di sa e vertete eshte kjo),pra i bie qe nje shqipo qe jeton ne nje nga keto shtete dhe ka humbur shtetesine shqiptare,te votoje padrejtesisht me nje ID shqiptare edhe te skaduar edhe kur nuk eshte me shtetas i Rep.te Shqiperise fale ketij ligji idiot qe kane propozuar keta!A ju duket e drejte kjo?!
PërgjigjuCpun KE TI iris te votosh e te vendosesh se kush duet te me qeverise Mua Ketu Kur TI max vjen per 10 dit plazh? Si thua esht e drejt Kjo?
Po ja fut kot! Nuk ka asnjë sens që një shqiptar me kart identiteti ose pasaportë italiane, spanjolle, franceze etj... të votojë në Shqipëri! Kush e verifikon dot atë dokument në Shqipëri? Asnjëri! Vetëm Shteti që e emeton e jo Shqipëria apo KQZ-ja, kështu që kjo gjë nuk përbënë sens, është thjesht propagand e kotë nga ana e Berishës, gjithashtu edhe pseudo kërcënimet e tija...e vërteta është se ka frikë, e di që asnjëri nuk e sheh dot më, është bërë njëri i neveritshëm
PërgjigjuZgjedhje me votim me ID te huaj do te thote qe PBDNJ del shumice parlamentare.
PërgjigjuNuk e kuptova se çfarè deshe tè thuash. I njèjti person qè nè rastin normal,,me kartè identiteti shqiptare, voton atè forcè politike qè dèshiron,,,,,pèrse duhet tè "ndryshonte mèndjen", vetèm pse po identifikohet me ID tè huaj? Ata qè duan tè kèrcejnè nè prehrin e Dule Mavrisè,,,e bèjnè kètè pavarèsisht kartès qè pèrdorin.
Nuk kam asgjè tè pèrbashkèt me kètè vrasès dhe hajdut tè shqiptarève, me kètè shkatèrrues tè Shqipèrisè,,,POR,,,tek votimi i shqiptarève me tè drejtè vote qè jetojnè e punojnè jashtè kufijve tè vèndit,,,votimi me ID tè huaj èshtè DOMOSDOSHMÈRI,,nèse duam qè tè votohet. Natyrisht qè shifra e shqiptarève qè kanè dokumenta shqiptare me afat tè skaduar,,,èshtè jashtè asaj "normales",,,njè shifèr e madhe,,dhe pèr kètè,,pèrgjegjès janè natyrisht edhe konsullatat e kètij shtetit tonè tè korruptuar. Pèrfaqèsitè tona dipllomatike jashtè shtetit,,,janè njè pasqyrè e asaj qè kemi nè Shqipèri sot,,,,rrumpallè. Ndaj,,nuk ka zgjidhje tjetèr. Nèse themi se votuesit qè nuk jetojnè nè Shqipèri,,,kanè shansin dhe tè drejtèn tè votojnè,,,atèherè duhen njohur ID e huaja.!!!
PërgjigjuAta QE jetojn e punojn jasht skan PSE vendosin kush do me qeverise Mua QE jetoj kwtu.jetojn jashte.paguajn taksa jashte.sig shoqero e shendetsore jashte e duhet te vendosin se kush do na qeverise ne shqitareve? Esht idiotsi
Kur do shporret kjo mortje?!!
PërgjigjuKercenime foshnjarake ........ nese organizon "protestat me te fuqishme .. ",nuk i ben dot sikurse perpara Bashkise se Tiranes,POR,duhet te marresh Lejen perkatese ne organet kompetente te cdo vendi dhe te veprosh ne perputhje me te ! Ambasadat kane status diplomatik dhe gezojne mbrojtje te vecante ! Rruga e Dibres
PërgjigjuKercenime foshnjarake ........ nese organizon "protestat me te fuqishme .. ",nuk i ben dot sikurse perpara Bashkise se Tiranes,POR,duhet te marresh Lejen perkatese ne organet kompetente te cdo vendi dhe te veprosh ne perputhje me te ! Ambasadat kane status diplomatik dhe gezojne mbrojtje te vecante ! Rruga e Dibres
Përgjigju