ATHINË - Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas, ka pësuar një përkeqësim të shpejtë mëngjesin e së premtes, pasi ka pësuar dështim shumëorganësh.
Kryepeshkopi i Shqipërisë i është nënshtruar një trakeostomie më pak 24 orë më parë. Prej 3 janarit, Kryepeshkopi Anastas është i shtruar në spitalin 'Ungjllëzimi' të Athinës, për shkak të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës.
Një javë më parë iu nënshtrua një operacioni për ndalimin e gjakderdhjes. Gjatë kësaj kohe dhe pas operacionit, Kryepeshkopi ka qenë në intubim. Mjekët kanë tentuar ta zgjojnë dhe ta ç'intubojnë, por nuk ka rezultuar me sukses. Ditën e djeshme u tentua që Kryepeshkopi t'i nënshtrohej një trakeostomie.
Lajmi ne perditesim...
te krishteret besojne te ringjallja- ndaj lereni ne fatin e tij, zoti e solli ne jete dhe ai do e marre- dhe po ai do e ringjalle- Hiresia e Tij do te shkoje prane zotit- ju nuk e lini- ky eshte mekat!
Përgjigju