TIRANË – Partia Socialiste e cilëson presidentin e sapozgjedhur të Republikës si noterin politik të kryeministrit Berisha dhe oborrit qeveritar.
Deputeti socialist Taulant Balla tha gjatë seancës së sotme plenare se nëpërmjet emërimit të Nishanit në krye të shtetit, kryeministri kërkon t’i shpëtojë drejtësisë.
“Berisha do të kontrollojë prokurorinë dhe SHISH me Nishanin. Nuk do të rreshtim së kërkuari që ky vend të mbajë orientimin proeuropian. Nishani u zgjodh vetëm më notat e Berishës, duke I dhënë botës mesazhin e gabuar”, tha deputeti socialist.
Më tej ai akuzoi shefin e qeverisë se çdo ditë, sipas PS po saboton procesin e integrimit europian.
”Ky process do marrë drejtimin pas 300 ditësh”, tha Balla duke iu referuar qëndrimit të fundit të kryesocialistit Rama se PS do të marrë pushtetin pas zgjedhjeve të vitit 2013.
Socialistët nuk morën pjesë në votimin për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke akuzuar mazhorancës se ka marrë vendim të njëanshëm.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com