Balla: Meta, prodhim i gabuar i socialistëve (në FRESSH)...në ara me misra ka dhe kalli që s'bëjnë

ELBASAN- Për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, Ilir Meta është zgjedhje e gabuar e FRESSH, si një nga themeluesit e këtij forumi.

‘Fressh është një forum që ka një status të rëndësishëm në jetën politike të vendit. Ka prodhuar pafundësisht politikanë, ka bërë edhe ndonjë zgjedhje të gabuar, siç ishte Ilir Meta. Kemi pasur edhe atë kryetar Fresh-i, por edhe në një arë me misra, ka ndonjë kalli që nuk bën. Por përgjithësisht Fressh-i ka nxjerrë djem e vazja të cilët kanë ditur të ecin në rrugën e politikës”, tha Balla.

Në një takim me të rinjtë në Elbasan, Drejtuesi Politik i këtij qarku, tha se rastet e shtuara të kancerit nga ndotja e qytetit lindën kërkesën e vazhdueshme të tij dhe përfaqësuesve lokal për impiantin e përpunimit të mbetjeve.

‘Impianti i përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan ishte i domosdoshëm. Unë, Evisi dhe Kryetari i Bashkisë i kërkonim Kryeministrit vetëm një investim: shërimin nga kanceri të qytetit që mbytej nga tymi i mbetjeve që digjeshin.  Të gjithë qytetarët binin dakord se problemi kryesor i Elbasanit ishin mbetjet urbane. Dhe rastet e kancerit në sistemin e frymëmarrjes shtoheshin çdo ditë.  Por Luli nuk dimë nga merr oksigjenin. Edhe pse Luli u zgjodh deputet i Elbasanit me premtimin që do zgjidhte problemin e plehrave. Problem që nuk e zgjidhi, por vetëm mashtroi.   Zallamahia për inceneratorin është vetëm një mashtrim’, u shpreh ai. 

Balla u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë në platformën deputeti që duam për t’u bërë pjesë e skuadrës kombëtare të PS në zgjedhjet e 25 Prillit.  

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 24/10/2020 17:25

    Shqipnin e pshton vec mendjendrituri intelektuali i rralle Flamur Noki

    Përgjigju
  • Fshatati: 24/10/2020 13:20

    Si i bie tani Balla eshte specialist i kallijve dhe i misrave. Njekohesisht eshte ekspert i integrimit europian. Mjere ne per klasen politike qe kemi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë