
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme të opozitës para Parlamentit. Balla i bën thirrje Lulzim Bashës të heqë dorë nga urdhërat për dhunë ndaj institucioneve.
"Lulezim! Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.
Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulezim.Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulezim!
Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën Europiane të Shqipërisë", shkruan Balla.
Lajmi kryesor:
Meta thirrje për vetëpërmbajtje! Ministri Lleshaj: Opozita financon mjetet shpërthyese kundër policisë










